Lidhur me Kosovën, Berisha ua ka punuar përherë pas krahëve duke i shfrytëzuar si gjithkënd për interesa të pushtetit të vet klanor, kurse socialistët kanë patur një qasje krejt tjetër dhe diksuh duhet ta vejë vazhdimisht në dukje këtë krahasim.
Faktori politik shqiptar në Ballkan ka dalë i fituar nga përvoja e ’99-ës. Kosova arriti të fitojë lirinë e kërkuar me të drejtë, e mohuar pa të drejtë për dekada. Shqipëria luajti një rol të moderuar gjatë gjithë krizës, duke ia besuar mbrojtjen e kufijve të saj NATO-s e duke iu ankoruar me inteligjencë qëndrimeve euro-amerikane në planin politiko-diplomatik, qëndrim realist i pasuar me krizën maqedonase të 2001-shit e në periudhën e përcaktimit të statusit final të Kosovës, në fillim të 2008-ës. Gjatë luftës në Kosovë, krahu politik shqiptar arriti të bënte për vete e të tërhiqte në anën e vet ngadhënjyesit e një diktature të egër nacionaliste në zemër të Evropës. Fitorja më e madhe ishte angazhimi i Perëndimit në rindërtimin e Kosovës e moslargimin e tij pas luftës. Dhe kjo ndodhi kur në pushtet në Tiranë ishin socialistët.
Email nga adresa: [email protected]
