Email nga adresa
Përshëndetje Dita! Nuk ka ditë që “kreu” i PD dhe, pas tij, edhe folës të tjerë, dalin e qaraviten se qeveria e re do të pushojë nga puna simpantizantët e PD-së. Ky është kulmi i paturpësisë. Le të kujtojmë për një çast batërdinë që bënë ata me nëpunësit civilë kur erdhën në pushtet. Po jap vetëm një shembull: Kur Basha uzurpoi me vota të vjedhura kryesinë e bashkisë, që të nesërmen, vetëm me një firmë mbi një letër shkarravinë, pushoi në një ditë, pesëdhjetë e një punonjës të bashkisë, (të gjithëve na kujtohet pasi bëri bujë në shtyp, por askush nga qeveria e Bashës nuk u kujtua se kishte një “status të nëpunësit civil”) duke u vënë mbi tavolinën e punës letrën shkarrvinë me urdhërin e prerë, që të nesërmen të mos paraqiteshin në punë. Më pas u pushuan edhe dhjetra e dhjetra të tjerë, pa asnjë shkak, vetëm se ishin të punësuar në administratë.
Të gjithë punonjësit e mësipërm u ankuan në gjykatë, natyrisht duke harxhuar, sipas rregullave, shuma të mira dhe fituan të drejtën të ktheheshin në punë. Siç është e njohur, askush nuk ua vari vendimeve të gjykatave, por edhe paratë që u takojnë ligjërisht, nuk e ka vrarë mendjen kush, t’ua japë.
Këto ankimet e Bashës më sjellin ndër mend një histori, kur një prostitutë, pasi kishte përfunduar “orarin zyrtar”, doli nga bordello të shkonte në shtëpi dhe vuri re që dy të rinj po putheshin në një stol parku. E ndershmja e madhe u “skandalizua” aq shumë sa u shfryu të rinjve me inat të shfrenuar duke u thënë të kishin turp që putheshin.
