Kjo Pandemi është Lufta e Tretë Botërore!

J L

Pandemia shtohet dita ditës,

si ankth i madh mbi Planet,

lufta kundër këtij Covidi,

duhet të jetë detyra numër një për çdo shtet!

 

Kjo Pandemi të mendohet,

si Lufta e Tretë Botërore,

ku shtabet e luftës janë,

ekipet speciale shkencore!

 

Disa të drejta civile,

në çdo luftë sakrifikohen,

me këto sakrifica të duhura,

miliona jetë po shpëtohen!

 

Ka një kakofoni opinionesh,

bie nesër ajo që thuhet sot,

shumica e atyre që flasin,

ja futin Katundit kot!

 

Afroi një vit pandemik,

dhe një shpresë të vetme nuk kemi,

thotë OBSH-ja e dorëzuar,

se në fillim të epidemisë ende jemi!

 

S’po marrim një mesazh pozitiv,

dhe gjendja po bëhet më kritike,

dhe zbulimi i shumëpritur i vaksinës,

është kthyer në luftë politike!

 

Jo që s’ka mesazhe pozitive,

por s’ka ditë që s’del ndonjë idiot,

që thotë se kush ka sëmundje shoqëruse,

këtë Covid s’e kalon dot!

 

Kjo deklaratë gjenocidiste,

ankthi më i madh është vërtet,

kur të paktën treqind milionë,

janë të sëmurë me diabet!

 

Kjo deklaratë përhap panik,

ndaj mbaje gojën-o doktor,

se paniku pa diskutim,

nga anë e Pandemisë është favor!

 

Tani parandalimi i vetëm,

ka mbetur maska dhe sapuni,

mbas një viti kërkimesh shkencore,

kaq mund të thoshte dhe majmuni!

 

Kjo Pandemi ka ndryshuar,

në Botë mënyrën e jetesës,

po mbi të gjitha ka shuar,

të gjithë yjet e shpresës!

 

Tamam si Lufta e Tretë,

duhet trajtuar Pandemia,

edhe vëmendjen gjithandej,

nuk mund ta shpërndajë qeveria!

 

Vetëm ky mund të quhet kijamet,

të gjitha gjërat e tjera presin,

veç kjo është luftë e vërtetë,

ku sa më pak njerëz të vdesin!

 

Këta nuk janë vite normalë,

këto nga të gjithë duhet të dihen,

jo vetëm që mund të humbasim një vit shkollor,

por dhe zgjedhjet politike mund të shtyhen!

 

A.DUKA

 

Share This Article
4 Comments
  • “…por dhe zgjedhjet politike mund te shtyhen…”

    Benko Duka jone poeti i deklaruar,
    del dhe ekspert shendeti i mbaruar,
    pasi shkruan e shkruan per Covid-19,
    gjuha me ne fund i vete te Halli i shkret,
    sa ka shkru per ate Luften boterore te 3,
    i ka kot per konsum edhe per muhabet,
    Hallin e tij e zbulo te vargu ne fund fare,
    kur e thote cope sikletin qe ka ashiqare,
    kerkon pra qe prej te lemerishmit Covid-19,
    te mbame Covid-Ramen akoma ne pushtet!

  • Nuk ka covid fare. Ti Arben Duka e di mire kete. Pse atehere shkruan vjersha te tilla? Mos je edhe ti me shoqerine e hapur te sorosit ne Tirane ashtu si te gjithe gazetaret e gazetes Dita?

  • PARODI

    Fati ynë virtual në smartphone

    [Ajo]
    Ne te dy kurre s’jemi ndare
    ne te dy kurre s’kemi heshtur
    endrra ime, nje shpend i marre
    krahet hap ne re, qiellin gjen atje
    tek ti

    [Ai]
    Ne të dy, vetëm sa jemi parë,
    ne të dy, kurrë s’jemi takuar,
    e folura jonë, veç në rrjet social,
    komente bëjmë atje, lajke bëjmë atje,
    të dy.

    [Ajo]
    Kur je larg te pres me mall
    kur je pranë grindem me ty
    jeta lojë, çfarë eshte vallë
    duhemi te dy grindemi të dy
    s’e di.

    [Ai]
    Kur je pranë, në facebook të kam,
    kur je larg, m’vjen t’ja jap vetes bam.
    Që në facebook, komentin tënd s’kam,
    punoj tërë ditën si idot, më iku jeta kot,
    s’e di

    Ref

    Ti je si engjell qe me mbron gjithmone
    une jam si zjarri qe te djeg, ngado
    ti je si djalli, qe ne faj me fton
    ndryshe nuk bejme dot, jo jo (jo jo)
    E kemi fatin shprese e marrezi
    na jep nje engjell te na mbroj, o zot (o zot)
    se ne ne jeten tone jemi femije
    ndryshe nuk bejme dot jo jo (jo jo)

    [Ai]
    Ti je si miza që s’më lë rehat gjithmon,
    dhe kur fle gjumë, me mesazhe më zgjon.
    Unë jam si gomari, që çdo ditë jave punon,
    komunikimi ynë virtual,vetëm në smartphone.
    Po po.
    Pasha Zotin që vërtet s’ekziston,
    më vjen ta thyej atë dreq telefon,
    S’të kam takuar ty asnjëherë,
    se nuk kam kohë as për të dhjerë,
    jo jo.

    [Ajo]
    Kur je larg te pres me mall
    kur je prane grindem me ty
    jeta loje cfare eshte valle
    duhemi te dy grindemi të dy
    s’e di

    [Ai]
    Më ka gjet belaja, me ty vërtet,
    po ti çfarë dreqin nga mua pret?
    Qiqra në hell më mos më kërko,
    mesazhe natën mos më dërgo,
    jo jo.

    E kemi fatin tonë virtual,
    në smartphone,
    Beqar të dy kemi për të qënë
    gjithmonë.
    Kështu që mos më thuaj më
    që ka Zot,
    që fatin tonë e ka shkruar
    më kot.
    Jo jo

    Të vërtetën ti a po e kupton?
    Që dashuria jonë nuk ekziston.
    Ndjenjat thjesht po i imagjinon,
    dhe kohën me mua po e kalon.
    Po po.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *