Kjo pikturë i ka ‘çmendur’ serbët!

Dita

Artisti serb Milorad-Miqa Stajçiq ka ndërmarrë një hap të guximshëm, kur gjatë një ekspozite në Prishtinë prezantoi për herë të parë pikturën “Vajza e Kosovës”, ku personazhet janë të veshur me veshje kombëtare shqiptare. Kjo pikturë është simbol i historisë serbe, dhe me këtë ai ka provokuar rëndë bashkëkombësit e tij, edhe pse thotë se provokimin e ka bërë edhe për shqiptarët.

Ai ka thënë për mediat serbe, se me këtë fotografi ka dashur të “provokojë serbët por edhe shqiptarët”, dhe ti detyrojë të mendojnë. Dhe natyrisht se ia ka arritur qëllimit.

“Kushdo që e ka parë këtë pikturë nuk ka mundur të qëndrojë indiferent, sa i përket komenteve… Mund ti paramendoni, transmeton lajmi.net.

Piktura “Vajza e Kosovës”, është një nga simbolet dhe ikonë e krenarisë serbe. Kosova gjithmonë paraqitet si djepi dhe zemra e Serbisë, dhe mendova me vete pse është ashtu. Në të vërtetë kur e dëgjojë fjalën “Kosovë”, gjithmonë ndjej një lloj ankthi edhe se atje jetojnë shqiptarët. Atëherë pse vazhdon të jetë i gjithë ky tregim simbol i Serbisë? Prandaj ishte e logjikshme që atje të prezantojë “Vajzën e Kosovës”, ikonën serbe, në një marrëdhënie të re dhe dimension paralel, ku personazhet në pikturë janë të veshur me veshje kombëtare shqiptare”, ka deklaruar ai për “Blic”.

vajza

Share This Article
4 Comments
  • nuk ka beteje te Kosoves.
    Cdo gje eshte shpikje e serbeve dhe vete piktura eshte nje hap mbrapa per serbet qe te detyrojne boten te pranojne qe mendesia e serbeve ka ndryshuar per pranine e shqiptareve ne Kosove..duke njohur ekzistencen e faktorit shqiptar ne Betejen E Kosoves.
    Vecse beteja nuk eshte bere kurre, por vec nje grusht shteti I Muratit qe vrau vellain e vet.
    Tani dalin tre heronj te heshtur serbe,,dy familjare te te gfejuarit dhe nje Kosovar me vic nga pas…cfare talljeje

    • sido që të jetë!ka a s’ka pasur betejë të fushkosovës,ky e thotë fere mirë me dy fjalë!!
      “si ka mundësi që në djepin e sëbisë të jetojnë shqiptarët”??
      fare thjesht!!djepi i sërbisë nuk është në kosovë!mund të jetë gjithkund por jo atje!
      që të mos merremi me trapllëqe duhe të merremi me të sotmen!!sot në teritorin e shtetit të quajtur kosovë jeton një grup njerëzish që në shumicën e tij do të jetë i pavarur!!pavarsi e fituar dhe e njohur nga shumë vënde!!
      më e derjta është që të shihet e sotmia dhe të planifikohet e ardhmia!!
      nëse sërbët duan të flënë gjumë në të ardhmen rehat mund të kujtojnë se nëse kosova ka qënë djepi i tyre dhe sot është atdheu i shqiptarëve të kosovës,dhe se vojvodina që ishte e tëra hungareze sot është e populluar prej tyre,sërbëve!!sërbë të cilët janë shumicë dhe duan të qëndrojnë me sërbinë!!kështu që djepin që humbën e zëvënësuan me një djep tjetër!
      ky piktor ka bërë më të mirën që mund të bëjë një artist i vetëm!!ka thënë atë që tha dhe edi rama pak kohë më parë”jemi komshinj,nuk mund të çbëjmë njëri tjetrin,por mund të rrojmë në paqe,harmoni dhe të bashkpunojmë për të rritur mirqënjen tonë të përbashkët”!!
      kjo është kryesoja!
      historia pak nga pak do ti sqarojë gjërat!duke dalë nga darët e nacionalizmave që e shtrëngojnë përditë!!nëse ne jemi prejardhës të pellazgo ilirëve nuk na shton asgjë në krahasim me sërbët e gjithë të tjerët!nëse sot ne zbatojmë të drejtat e githkujt nuk do të kemi nevojë të paraqesim dëshmi për “pronat e trashëguara”!!
      ne duhet të mendojmë se jemi njerëz dhe duhet të jetojmë krah njëri tjetrit!
      me luftë si deri tashti?!
      duket!thjeshtë të dy palët kanë humbur!kush më shumë e kush më pak!
      në paqe e bashkpunim!?
      nuk jam i sigurtë nëse do të bëhemi vënd i shtruar me flori,por e di,jam shumë i sigurtë,se nuk do të humbim!!
      nga bashkpunimi i ndershëm nuk ke asnjëherë humbje!!
      që tu mbushësh mëndjen të dy palëve shqiptarë e sërb është e vështirë,do kohë,por në fund të fundit është e mundur!!
      për gërkun është problem!!ndryshe nga sërbi ai është shumë më shpinë marrës!shumë skuth!!nuk të del përballë të vjen nën rrogoz!!të hyn si janullatosi nën rrogoz!!të kalb gjithçka!!

  • Perpara se te marrim te tatepjeten me konsiderata personale dhe per te kuptuar me mire simboliken e piktures, eshte mire te informohemi se cfare ka ndodhur ne betejen e Fushe Kosoves ose Fushes se Mellenjave ne vitin 1389. Mund t’ju sugjeroj keto dy linke:
    http://www.radiandradi.com/mitet-serbe-dhe-e-verteta-mbi-betejen-e-fushe-kosoves-ilir-seci/testata-kryesore/gazeta/

    http://serbianna.com/analysis/archives/110

    Nuk ka me keq se keqkuptimet qe krijohet nga injoranca dhe mosnjohja e fakteve historike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *