Kjo që po ndodh me romët duhet ndalur

anazapta

Bëmat e kësaj qeverie në ikje s’kanë të sosur. Të nderuar stafi i gazetës ‘DITA’! Të nderuar gazetarë po të kësaj gazete! Me përkushtimin tuaj, kjo gazetë po bëhet gazeta më e lexuar në mbarë vendin. Po ndjek me vëmendje zhvillimet e fundit në bëmat e kësaj qeverie ndaj komunitetit rom, që për gjykimin tim është një komunitet si gjithë komunitetet e tjerë në Shqipëri.

Për këtë komunitet nuk bëhet aq sa duhet. Po kërkohet me këmbëngulje që qeveria shqiptare të punojë me këtë komunitet në problemin e strehimit, të shkollimit, të punësimit. Kjo këmbëngulje e këtyre partnerëve tanë ka rënë në veshë të shurdhët për këtë qeveri. Kjo qeveri ka filluar t’ua prishë ato barakat e ndërtuara me shumë mund duke e rregulluar jetën e tyre të përditshme, duke mbledhur kanaçe, duke lypur nëpër rrugë, nëpër semaforë. Dëgjova në televizion që po ja prishin dhe këto baraka.

Kjo që po ndodh për këtë komunitet, nuk ndodh në asnjë vend të globit. Si mendon kjo qeveri në ikje, që komuniteti rom të jetë i barasvlershëm me të gjithë komunitetet e tjera në Shqipëri. Ky komunitet ka vese të mira, ky komunitet nuk vjedh, nuk vret, nuk abuzon me asnjë komunitet tjetër në Shqipëri. Çdo lloj qeverie në demokracinë e këtyre dy dekadave nuk ka bërë asgjë për këta njerëz të zotit, që janë prej mishi dhe gjaku ashtu si jemi dhe ne. I kërkojmë qeverisë në ardhje të zotit Rama ta ketë në qendër të vëmendjes këtë komunitet rom të shumë vuajtur.

Këtë komunitet e ke gjithë ditën dhe natën duke pastruar rrugët e Tiranës dhe të gjithë Shqipërisë. Kjo qeveri, me arkat boshe që po ja lë kjo qeveri e Sali Berishës, duhet të punojë shumë, që personave me pushtet, t’u bëhen llogaritë, se ç’pasuri kanë dhe si i kanë vënë. Nëse kanë vjedhë, t’u sekuestrohen dhe personat përgjegjës, të shkojnë para drejtësisë. Të shpresojmë! P. M, Tiranë.

 

Letër e nënshkruar: P. M, lexues Tiranë

Share This Article
1 Comment
  • Une nuk po e kuptoj se kush po i fryn kaq shume ketij muhabeti,romet,pse u dashka te behet kaq shume per keta rome,pse, a nuk jane keto rome shtetas te kesaj republike si gjith shtetasit e tjere,pse u dashka te behet me shume per to kur jane dhe shume te tjere shtetas te kesaj republike ne po te nejten gjendje qe jane keto rome ose me keq,me cte drejte duhet te trajtohen keto me shume se te tjeret mos kane ndonje status refugjati nqs po atehere le te behet si per te gjithe refugjatet e tjere le ti dergojne ne kampet e refugjateve por nqs nuk jane te tille pse u dashka te behet me shume se per te tjeret.Nqs keto njerez si gjith njerezit e tjere e ndjene veten shtetas te ketij vendi atehere dhe ato duhet te bejne si gjith te tjeret te pershtaten sic jane pershtatur gjithe populli shqiptar.dhe une qe po shkruaj jam i pastrehe nuk kam ndonje shtepi ku te banoj ,mos duhet qe mua dhe shume tjereve si mua te na bejne trajtim special ?Po jam dakort qe shteti duhet te ndihmoje ne zgjidhjen e problemit te te pastreheve por jo te bejne dallime mes shtetaseve te te njetit shtet.kjo eshte absurde por duket se dikujt i pelqen qe te ngrihet ky problem dhe dikush tjeter te duket si shpetimtar i tyre sa per ndonje titull per interesa vetjake.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *