Imazhi provokues: Kjo dorë gruaje tregon… “pikën G” të Europës

Ornela

Gjeografi, turizëm dhe.. pak sfond seksual.

Autoritetet e turizmit të Vilnius po studiojnë mundësinë e përdorimit si imazh zyrtar të një krijimi të Jurgis Ramanauskas, 25 vjeç, dhe Skaiste Kaurynaite, 27 vjeç, në kuadër të një konkursi për reklamimin  e kryeqytetit lituanez, raporton Euronews, shkruan Dita.

Në foto shihet se si dora e një gruaje të shtrirë mbi hartën  e Evropës shtrëngon çarçafin në pikën ku ndodhet kryeqyteti i Lituanisë.

“Vilnius, pika G e Evropës”, shkruhet mbi foto.

“Askush nuk e di ku ndodhet, por kur ta gjeni, do të jetë e mrekullueshme”, vijon më tej.

Sipas Institutit Kombëtar Gjeografik të Francës, qendra gjeografike e Evropës është e vendosur 26 kilometra në veri të Vilnius, në një pikë të shënuar që nga viti 2004  me një kolonë graniti të bardhë.

Shkolla që organizoi konkursin shprehet se zakonisht nuk i shesin veprat e studentëve të tyre.

Por Go Vilnius, agjencia zyrtare e zhvillimin të Vilniusit “planifikon ta përdorë imazhin e Ramanauskas dhe Kaurynaite edhe jashtë vendit për tërheqjen e turistëve”. o.j/Dita

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *