Skuadra e Romës vijon të konsolidojë vendin e dytë në Serie A. Kryeqytetasit arritën fitore të pastër 0-2 në transferën e Sassuolos me gol të Mattia Destros në minutën e 16 dhe të Bastos në minutën e 6 shtesë. Roma tashmë numëron 70 pikë në tabelën e klasifikimit, 11 pikë më pak se Juventusi që kryesues por me një ndeshje më shumë për të zhvilluar.
Ndeshja u dominua pothuajse përgjatë gjithë 90 minutave nga romanët, ndërsa vendasit në pjesën e parë pretenduan edhe për një 11-metërsh që u akordua nga anësori por nuk u dha nga arbitri kryesor.
Me këtë humbje Sassuolo vijon të qëndrojë e parafundit në renditje me 21 pikë duke qenë me një këmbë në Serie B sezonin e ardhshëm.