Kjo tellalle opozitë

redaktor

Dërguar me email

në adresën e redaksisë

 

“Detit i ka hije vala, burrit i ka hije fjala!” Duke dëgjuar dje liderin e opozitës që i bën qeverisë presion për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme, në fakt do ta besonim Bashën po të mos kishte dalë nga ajo vathë e cila ka mëkate dhe gjynahe për mbarë kombin tonë. Kur opozita ka qenë në pushtet ka hedhur gurin dhe ka fshehur dorën, më pas kanë sajuar grupe kriminale. Duke filluar me ngjarjet e Shkodrës, shpërthimi te VEFA, firmat piramidale, Gërdeci, vrasja në bulevard dhe imitimin e përdorimit të tritolit si në stërvitjet ushtarake dje, por imitimi dje ishte mësimor dhe përgatitej për të përballuar armikun, ndërsa tritoli sot përdoret për të marrë pushtetin dhe pastaj të vrasin. Jo vetëm shqiptarët por edhe institucionet ndërkombëtare e shohin si po e menaxhon qeveria situatën, prandaj edhe solidariteti është i madh dhe ndihmat janë të shumta. Opozita tellallon se po nuk u shpall gjendja e emergjencës, ju o popull nuk do të merrni as edhe një kacidhe. Po mirë more liderë, por kur ju e shpallët gjendjen e jashtëzakonshme, pse nuk u dhatë dëmshpërblimet shkodranëve? A u beson njeri?

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *