Gjykata urdhëroi dje rihetimin e shitjes së bërë nga ALUIZNI
Kryeprokurori i ri i vendit Adriatik Llalla, e ka një shans……për të treguar veten. Paraditen e djeshme Gjykata Penale e Tiranës i ka dhënë një “shuplakë” institucionit të prokurorisë së Tiranës duke urdhëruar rihapjen e hetimit për shitjen e perlës bregdetare të Kakomesë nga ALUIZNI drejt një kompanie private. Këtë kontratë e kallëzoi në prokurori kryetari i komunës Lukovë Vladimir Kumi duke parashtruar kundërshtitë e tij, por prokuroria e Tiranës më 25 Maj të këtij viti pas vetëm 20 ditësh hetime dhe verifikime i dha fund pretendimeve të kryetarit të komunës Lukovë duke pushuar çështjen dhe duke pretenduar se nuk ekziston “fakti”. Këtë vendim për pushimin e çështjes të prokurorit, kryetari i komunës Lukovë e ka kundërshtuar në Gjykatën Penale në Tiranë, ndërsa kjo e fundit ditën e djeshme ka gjetur në kundërshtim të ligjit veprimin e prokurorisë duke urdhëruar hetimin e kontratës së shitjes së Kakomesë.
Pretendimet
Në kallëzimin e bërë nga Vladimir Kumi në prokurori në muajin Maj pretendohej se shitja e sipërfaqes prej 29,07 hektarësh në Gjirin e Kakomesë ishte bërë në kundershtim të plotë me ligjin “ Mbi legalizimet “ si dhe ligjit “ Për rregullimin e pronësisë mbi truallin shtetëror në zonat me përparësi turizmin “ . Sipas tij ALUIZNI nuk mund të shesë për asnjë shkak një sipërfaqe të pandërtuar për më tepër të përmasave të tilla, pamvarësisht punimeve pjesore dhe në stade fillestare të kryera nga ana e firmës dhe të pa përfunduara dhe jashtë afateve të parashikuara në ligj. “Mund të verifikohet lehtësisht nëpërmjet ortofotove të ALUIZNI-t , nëse deri në këtë afat ka patur ndërtime në truallin e pretenduar , përkundrazi kemi një situatë krejtësisht natyrore dhe të pa prekur tëe Gjirit të Kakomesë”, – shkruhej ndër të tjera në padi. Sipas Kumit ligji i vitit 2009 rregullon marrdhëniet mbi truallin në zonat me përparësi turizmin vetëm në ato raste kur kemi të bëjmë me struktura ndërtimore të filluara dhe të përfunduara përpara datës së hyrjes në fuqi të këtij ligji.
Partnerët
Një tjetër pikë e rëndësishme e kontratës që Kumi ka kallëzuar në prokurori lidhet me statusin e aksionarëve në momentin e sigurimit të marrëveshjes me qeverinë në vitin 2004 dhe marrjen e statusit “person i stimuluar” dhe dhe konfigurimit me të tjerë aksionarë në vite. Me pak fjalë në kallëzim denoncohej arsyeja primare pse iu dha e drejta shoqërisë “Riviera” të merrte Kakomenë, arsyeja lidhej me partneren e saj franceze “Club Mediterrane” e cila pas konflikteve të pronësisë deklaroi tërheqjen përfundimtare nga ky projekt. “Për shumë paligjshmëri të tjera që shoqerojnë veprimtarin e firmës “ Riviera “ , pa partenerin e saj të supozuar “Club Mediterrane “ dhe partnerë të rinj të gjetur rishtaz e në kundershtim me marreveshjet e mëparshme të Zhvillimit dhe të Qerasë, me Ministrinë përkatëse si dhe mungesën e “statusit te personit te stimuluar” , etj. të cilat do të dalin gjatë një procesi tëe drejtë dhe të paanshëm hetimor , kërkojmë mosnderprerjen dhe fillimin e procedimit penal”, shkruhej në kallëzimin e Kumit të bërë në muajin Maj, kallëzim të cilin gjykata e ka gjetur të drejtë tashmë duke urdhëruar prokurorinë të rinisë hetimin.
ME SHUME RRETH SHITJES SE PERLES SHQIPTARE TE JONIT DHE KUSH FSHIHET PAS SAJ, MUND TE LEXONI SOT NE NUMRIN E GAZETES DITA NE TREG
e lexova kete te Kakomese edhe te gazeta Dita qe ne mengjes. sepse kam vete prona atje dhe me intereson. Ajo qe me ben pershtypje eshte qe si ka mundesi qe ne afera te tilla kaq te ndyra ku perzihen fitime miliardare per Familjen dhe ku personazhet jane bullgare te denoncuar nga vete amerikanet si gangstere te njohur, opozita nuk nderhyn?? A e dini qe mua me ngjan cici mice gjithe historite me “me the” te “thashe” qe ben Sali kroma me te tjeret ne Kuvend? Dhe me duken as me shume e as me pak, te qellimshme per te mbuluar thelbin e gjerave: qe eshte ABUZIMI ME PRONAT, sepse aty eshte paraja e madhe. U vra ai gjyqtari ne mes te Vlores u dogj si qen dhe asnje fajtor deri me tani??? Pse???
E mer daj, jane kriminelet ne pushtet. Kur te kin ata, do veje haka tek i zoti