Këshilli Kombëtar i Territorit miratoi një seri vendimesh të rëndësishme, të cilat lidhen me planifikimin dhe rregullimin e territorit, nëpërmjet zbatimit të masave emergjente. Këto vendime u bënë të ditura përmes një komunikimi me median, të tre ministrave të kabinetit Rama. Këshilli Kombëtar i Territorit miratoi nismën e qeverisë për hartimin e Planit Kombëtar të Territorit, që të anulojë çdo plan dhe leje ndërtimi të dhënë në qendër të Tiranës, si dhe të rikthejë mbrojtjen me ligj të ansamblit të kryeqytetit. KKT miratoi gjithashtu edhe vendimin për fillimin e procedurave për hartimin e planit të integruar të përgjithshëm në zonën ekonomike, Tiranë – Durrës. Në vijim të paketës së masave, KKT miratoi vendimin mbi ndërhyrjen emergjente në mbrojtjen dhe rehabilitimin e zonave të rëndësishme, kombëtare, mjedisore. Vendimi për vënien në një mbrojtje të veçantë dhe marrjen e masave të menjëhershme emergjente për Mbrojtjen e Objekteve dhe Qendrave të Trashëgimisë Kulturore është komunikuar nga Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro.
Koka: Kthim në identitet të parqeve kombëtare
Ministri i Mjedisit, Lefter Koka, ka shpjeguar vendimin e marrë për rehabilitimin dhe kthimin në identitet të zonave mjedisore që janë të ruajtura, si parqet kombëtare. “Një tjetër vendim shumë i rëndësishëm është edhe ndërhyja dhe rahabilitimi i zonave të mbrojtura mjedisore. Këto zona, parqet kombëtare nuk kanë qenë të mbrojtura gjatë këtyre viteve. Për të bërë rehabilitimin e tyre pika e parë është kthimi i tyre në identitet. Rehabilitimi i zonave të mbrojtura është edhe një nga rekomandimet e KE-së. Dua të garantoj shqiptarët se do të kthehen të gjitha zonat e gjelbërta. Duam që qytetarët shqiptarë të denoncojnë shkeljen e zonave të mbrojtura”, tha gjatë fjalës së tij, ministri Lefter Koka.
Kumbaro: Stop rrënimit të trashëgimisë kulturore
Ndërkaq, ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro tha se, nuk do të lejohet më asnjë ndërtim në zonat e trashëgimisë që janë nën mbrojtjen e shtetit. Sipas saj, në të gjithë Shqipërinë janë shumë zona të tilla. “Një tjetër vendim është mbrojtja e zonave dhe objekteve të trashëgimisë kulturore. Është zgjeruar lista e zonave dhe objekteve që ruhen nga shtetit. Do të bëhet edhe njëherë lista e objekteve të ruajtura në të gjithë vendim”, tha Kumbaro. Sipas saj,”ky vendim vjen pas moratoriumit për 3 qytetet ku nuk do të lejohen ndërtimet. Do të përcaktohen zonat A dhe B për mbrojtjen e objekteve. Duhet menaxhimi territorial i zonave të objekteve”, përfundoi ministrja Mirela Kumbaro.
Z. Edi nuk e le nje dite te qete plakun Sali Krimineli,cdo dite i heq nga nje pjese truri te asaj qe i ka mbetur pas zgjdhjeve.
Urojme qe keto vendime te behen realitet.