Mijëra shtetas siriane të cilët shpëtuan nga zgjedha e ISIS, po kalojnë drejt vendeve perëndimore nëpërmjet shtigjeve kufitare si klandestinë.
Shpesh ata kanë rrëfyer historitë e tyre në shtetin islamik të ISIS në media botërore, duke informuar botën mbarë sesi funksionon ky shtet, dhe çfarë ndodh me ata që nuk u binden rregullave të “kalifatit”.
E përditshmja “Shqip” përcjell disa nga dëshmitë e klandestinëve sirianë të ikur nga lufta, e të kapuar në pikat kufitare të territorit shqiptar.
Sipas këtyre dëshmive çelësi i mbijetesës, sipas rrëfimeve të klandestinëve, mbetej ai i të ndenjurit urtë, shmangies së pikave të kontrollit nga komitetet “Hisba” që patrullojnë rrugët. Shteti islam dënon atë që pijnë duhan, që veshin rroba perëndimore apo dëgjojnë muzikën e gabuar.
“Të gjithë e urrejnë ISIS-in, duan të ikin prej atij vendi ku taksistët struken për të pirë cigare fshehtazi dhe dëgjojnë në radio stacionin e lejuar. Muzika e ndaluar ndëshkohet me 10 goditje kamxhiku”, rrëfen Moonif Naifeh, një klandestin sirian.

Rate nga shiu ne bresher.Moret zjarr nga te tjeret per te rrezuar te zotin e shtepise dhe perfunduat ne duart e bashibozukeve te hurit e te litarit,pa din e iman,kriminele te regjur te knu ne hoxhe.Tani o budallenjte e Sirise mesoni se edhe ne shqiptaret kemi 25 vjet qe permbysem te zotin e shtepise dhe po vuajme nga nje bande bashibozukesh te quajtur parti demokratike me ne krye nje malok shpellar te quajtur Sali Berisha.Kemi edhe nje bushter te eger qe s`ka lene kalli misri pa korr ne Shkoder,nga ato squadrinat e luftes II bot,qe ben thirrje per ISIS.Une propozoj qe kete bushter ta dergojme ne kampin e sirjaneve dhe te mos i bejne asgje.