Artan Didi, Drejtor i Përgjithshëm i Policisë
Datëlindja 22.09.1963, Vendlindja Tiranë
Ardian Çipa, Drejtor i Drejtorisë së Policisë së Qarkut Tiranë.
Datëlindja 14.09.1976, vendlindja Himarë
Kastriot Skënderaj, Drejtor i Drejtorisë Policisë së Qarkut Vlorë
Datëlindja 03.02.1968, vendlindja Cakran Fier
Ervin Hodaj, Drejtor i Drejtorise së Qarkut Fier
Datëlindja 15.06.1976, Vendlindja Tepelenë
Haki Çako, Drejtor i Drejtorisë së Qarkut Gjirokastër
Datëlindja 27.03.1952, Vendlindja Berat
Lorenc Panganika, Drejtor i Drejtorisë së Qarkut Berat
Datëlindja 24.06.1972, Vendlindja Korçë
Ilirjan Balla, Drejtor i Drejtorise së Qarkut Kukës
Datëlindja 21.11.1972, Vendlindja Durrës
Perlat Vatoci, Drejtor i Drejtorise së Qarkut Dibër
Datëlindja 23.01.1976, Vendlindja Tropojë
Edmond Tarkaj, Drejtor i Drejtorise së Qarkut Korçë
Datëlindja 05.06.1966, Vendlindja Tepelenë
Perlat Çullhaj, Drejtor i Policisë së Qarkut Durrës
Datëlindja 10.09.1970, Vendlindja Gjirokastër
Shaban Nexhi, Drejtor i Policisë së Qarkut Shkodër
Datëlindja 01.09.1970, Vendlindja Kukës
Niko Brahimaj, Drejtor i Policisë së Qarkut Lezhë
Datëlindja 27.05.1960, Vendlindja Vlorë
Neritan Nallbati, Drejtor i Policisë së Qarkut Elbasan
Datëlindja 24.06.1969, Vendlindja Korçë
*******
“Klani Tepelena” në polici dhe një kujtesë për Kolin
Dje Ish- ministri i Brendshëm, Sokol Olldashi, deklaroi se drejtori i ri i Policisë së Shtetit është emëruar në shkelje të ligjit për Policinë e Shtetit. Olldashi tha se Artan Didi nuk plotëson tre kriteret kryesore për të qenë drejtues i Policisë së Shtetit, sipas tij Didi nuk ka shkollimin e duhur, gradën e nevojshme dhe eksperiencën në vite pune. Duke folur për ABC Neës, Olldashi shkoi shumë larg… kur tha se policia tani po mbushet me tepelenas. Ai rreshtoi disa emra nga Tepelena, që janë emëruar në detyra të larta në polici, me në krye Didin. E thënë nga Sokol Olldashi ky është një prononcim tejet i rëndësishëm. Së pari sepse Sokol Olldashi është njeriu i fshesës më spektakolare të ndërmarrë ndonjëherë në policinë e shtetit të nisur në vitin 2005. Skema funksiononte me një logjikë primitive dhe një kusht të padëgjuar më parë: të gjithë drejtuesit që kishin fituar gradat, mund të mbanin gradën dhe të dilnin në lirim ose të hiqnin dorë nga grada dhe të degdiseshin në pozicione më të ulëta. Ishte një reformë-olldashiane e padëgjuar, grada është titull, që fitohet dhe titullari e disponon deri në vdekje. Nuk është diçka që mund të “heqësh dorë”. Por ja që Koli ia nisi fshesës në vitin 2005 dhe qindra ekspertë dhe drejtues policie e panë veten në rrugë. U zëvendësuan sigurisht, me njerëz që nuk kishin kualifikimin, por që në kohë rekord u pajisën me grada të printuara me urgjencë. Është Sokol Olldashi njeriu që ishte në krye të kësaj ministrie kur ndodhi ky spastrim antiligjor në vitin 2005. Por le të rikthehemi pak tek “çështja Tepelena”
Tepelena si sebep
Nga 13 drejtues kryesorë të policisë të emëruar rishtas(listën e gjeni të plotë me specifikime) vetëm 2 prej tyre rezultojnë me vendlindje në zonën e Tepelenës. Të tjerët janë nga qytete të tjera të Shqipërisë, Berat, Korçë, Fier, Vlorë Kukës, Tropojë etj. Po përse kërkon të ndërtojë tymnajën “Tepelena” Koli? Pikësëpari për të bërë atë që ka bërë gjithë kohës babai i tij shpirtëror: Të radikalizojë ndarjen veri-jug për të kapur bastione në veri. Së dyti, për të relativizuar një fakt të ditur botërisht gjatë qeverisjes se demokratëve: Rangjet e policisë u mbushën vetëm me kuadro nga Tropoja dhe Kukësi. Gazeta “DITA” ka botuar pak kohë më parë një listë të plotë të këtyre zyrtarëve, por problemi nuk ishte se 98 për qind e drejtuesve në polici ishin nga këto dy zona, por se shumica e tyre ishin lidhje direkte, okulte dhe njerëzish krejtësisht nën hyqmën e Agron Kuliçajt dhe Flamur Nokës. Asgjë më tepër se kaq nuk përfaqësonin, ishin graduar me emergjencë por në fakt përfaqësonin thjesht “tarafin e Gonit”. Por që Koli të mos ketë më dilema po i risjellim në vëmendje një raport të institutit të specializuar PAMECA që mbikëqyr policinë shqiptare. Raporti është i fund vitit 2012 dhe tregon qartë se në çfarë derexheje përfundoi policia si pasojë e reformave demokratikase-olldashiane-gonkuliçase. Lexoje Koli, e pasi ta lexosh mos pyet se nga janë ish-drejtuesit e policisë që e degraduan në këtë farë feje policinë, por thjesht pyet veten: Sa shqiptarë kanë humbur jetën dhe pronën në 8 vite si pasojë e kësaj policie që ti e reformove olldashërisht në vitin 2005?
Pjesë nga raporti i PAMECA për policinë i botuar në Nëntor 2012
Paga e 13-të
Punonjësi i policisë nuk përfiton pagën e 13-të në fund të vitit, sipas ligjit “Për Policinë e Shtetit” ku përcaktohet se “Punonjësit e policisë përfitojnë çdo vit, në fund të vitit financiar një shpërblim deri në një pagë mujore……Punonjësit që nuk kanë mungesa në punë për çfarëdo arsye, përveç kohës së pushimit, kanë të drejtën e shpërblimit të plotë”.
Ulja e pagës
Me ndryshimet legjislative në policinë e shtetit në vitin 2007, një pjesë e mirë e punonjësve pësuan ulje në pagë si rezultat i implementimit të pagave. Konkretisht punonjësit që ishin me gradën Kryeinspektor(rreth 12% e punonjësve të policisë) si rezultat i këtij ndryshimi pësuan ulje të ndjeshme në pagë në masën 10%. (Paga e Kryeinspektorit në vitin 2008 ishte 59.780 lekë ndërkohë që paga e nënkomisarit në Korrik 2008 u bë 53.800 lekë)
Agjentët e infiltruar
Nisur nga ambienti ku punojnë këta punonjës policie të infiltruar, ekziston gjithnjë mundësia e “kontaminimit” të tyre nga sjellje kriminale për shkak të përfitimit financiar dhe një alternativë për të shmangur këtë pasojë është kompesimi i tyre financiar duke përfshirë dhe komoditete të tjera që i jepen atij për shkak të detyrës që kryejnë.
Transferimet
Megjithëse në rastet e transferimeve punonjësit e policisë përfitojnë trajtim financiar për largësinë nga vendbanimi , trajtimi financiar është në masën e 30% të shumës së harxhuar për shpenzime udhëtimi. Gjithashtu në rastet e transferimit, bashkëshorti/ja e punonjësit të policisë trajtohet financiarisht për kohën e qëndrimit pa punë, por masa e trajtimit financiar është 50% më e ulët se paga që do të merrte nëse do të vazhdonte në marrëdhënie pune.
Me turne
Për punonjësit e policisë që punojnë me turne (rreth 76.32%) përveç kostos financiare të udhëtimit, ata shpenzojnë rreth 2-3 orë në ditë për të vajtur në qendrën e punës. Kohë e cila nuk paguhet dhe ndikon në gjendjen fizike të punonjësve.
Demotivimi
Punonjësit e policisë me pagën aktuale nuk janë të motivuar, pasi trajtimi financiar nuk plotëson nevojat minimale të tyre, kjo duke marrë parasysh koston e lartë të jetesës, punën jashtë vendbanimit gjendjen familjare të punonjësve etj.
Përgjysmimi
Një element tjetër i rritjes së ngarkesës në punë të punonjësve të policisë është fakti se nga viti 1991 numri i punonjësve të policisë është reduktuar nga 1 punonjës për 200 banorë në 1 punonjës për 445 banorë. Ky reduktim prej 55% i numrit të punonjësve ka ndodhur edhe pse detyrimet e Policisë së Shtetit janë shtuar për të përballuar nivelin në rritje të krimeve, sidomos të krimit të organizuar dhe për plotësimin e rekomandimeve për antarësimin në strukturat e BE-së.

olldashi ishte ai qe shkaterroi banden e lushnjes,durresit,rruges se kavajes..e shume banda te organizuara qe e kishin bere shqiperine si sicilia..olldashi eshte min. I brendshem me i sukseshem i demokracise
Këndvështrimi juaj në raport me “reformat olldashiane” është i drejté dhe i arsyetuar mirë znj. Aida! Por sidoqoftë raportet krahinore për shkak të ndjeshmërisë së lartë dhe ku gjen shteg te kapet ky farê olldashi duhen parë më mirë dhe nuk duhen anashkaluar! Sa për”reformat e tipit olldasherisht” jemi në një mendje që janë nje njollë e zezë policore dhe një moralizim bosh lëndë e parë për në në kosh! Përgezime!
Mos shihni vetem Tepelenen,moj zonje.Po Berati,Fieri,Vlora etj.si te duken zonje e nderuar?Apo ke vene nje a dy lindur ne Kukes dhe e hodha lumin.
Morali olldashian është hiçmorali berishian! Këndvështrimi juaj në raport me “reformat olldashiane” është i drejté dhe i arsyetuar mirë znj. Aida! Por sidoqoftë raportet krahinore për shkak të ndjeshmërisë së lartë dhe ku gjen shteg te kapet ky farê olldashi duhen parë më mirë dhe nuk duhen anashkaluar! Sa për”reformat e tipit olldasherisht” jemi në një mendje që janë nje njollë e zezë policore dhe një moralizim bosh lëndë e parë për në në kosh! Përgezime!
po te kishte qene Sokoli kryetar i PD, brenda dy vitesh qeveria e piktorit do kishte marre rrokullimen…rini e beni qejf tani se keni perballe kte nusen e lales
Hahahaha. Akoma jane keta tellallet e berishes si ky “qyrku i vilajetit”.
Sokol Olldashi eshte baromina e antishtetit, eshte ai qe shkaterroi me themel gjithe punen e ngritur me mund , gjak dhe sakrifica per organizimin e policise se shtetit pas shkermoqjes berishiane te 1997-tes. Olldashi eshte mire te mos flase fare, se ca krime politike kane ndodhur kur ai ishte minister i brendshem dhe disa ne zonen e tij elektorale, apo e harroi vrasjen e deputetit Fatmir Xhindi?!!
Ky olldashi ,dashi i vjeter do kishe bere nje vere ne uje,shko e bo ca pare e lene politiken se ke vjedh mjaft gezoi sa nuk eshte vone!
po pse vetem nga jugu jane te ditur
TE JUGUT E DUAN LIBRIN , DHE PASI JANE SHKOLLUAR E BLEJNE LIBRIN, E LEXOJNE , E TREGOJNE TEK ME TE RINJTE DHE KESHTU ME PAS BEHEN TE DITUR !
Si gjithnjë “gënjeshtra i ka këmbët e shkurtëra”. Ja ku duket dhe nga lista e punonjësve të emëruar në policinë e shtetit që vetëm dy prej tyre janë me origjinë nga Tepelena, por paska edhe nga Tropoja, meqë e kishte kaq merak dhe Olldashja.
Por kjo tregon edhe njëherë frikën që këta ish-a kanë ndaj përgjegjësisë që mbajnë për shkatërrimin total dhe pa fre të vendit, duke ushqyer dhe mbajtur rreth vehtes vetëm militantë pa asnjë kriter merite apo profesionalizmi.
Kur shohin se tashmë PIRAMIDA berishiane po rrëzohet tullë pas tulle, problemi i tyre është se si do mbajnë njerëzit e tyre afër. Se me gjithë këto vjedhje e krime të dokumentuara që po dalin çdo ditë, ata që kanë dy pare mend, qofshin dhe militantë, nuk kanë se si ti shkojnë më nga pas Olldashëve, Lulushëve etj.etj…
Mos ja vini re OLLDASHIT,se i ka ikur mendja qe kur kryesonte komisionin hetimor per Ramen. U djersit aq shume ,sa edhe truri j’u be uje. Shtoni dhe humbjen e dy fishte,ate te zgjedhjeve te 23 qershorit ,qe e rrezoi si minister dhe ato per kryetar partie,te cilit ja drodhi Basha.. Ec’i ka mbetur tani? vetem te flasi percar…….
Sokol Olldashi permendet ne shkresen e DASH qe eshte i implikuar me grupe Kriminale dhe Mafioze, perse nuk del publikisht ta kendershtoje kete bindje te provuar, qe ka Qeveria USA per te. Ky person qe ne zdisa zgjedhje ka bashkepunuar dhe financuar grupe kriminelesh si ne Lushnje, DurresShijak etj, rasti tipik eshte bashkepunimi i tij, duke e mbajtur prane vetes Ilir Xhaken krimineli qe vraun Kryekomisarin e Shijakut deshmrin Adem Tahiri. Kjo eshte figura e Sakol Olldeles, nipit te Dashnor Mamaqit, ish fumksionar i Larte ne Kohen e Diktatorit Enver.
Sokoli e kompani,me vertet jo babain e tij shpirteror,se ai per nje cop karrike shet gjitheçka,nuk ka ideal,por ja don momenti qe te zvarritet per te fituar terren.Ai eshte nje nga kuadrot me te pa sinqert,edhe ne gjirin e PD,lajkatar(vetem nje here doli kunder,por u pendua shpejt),me ato qe e kane ne dore,i forte,me te tjere,madje shume” trim”,mos ja vini re kur “flet” sheh henen.
O Olldash “Koke-Dash” … tregoi popullit perfitimet e Komunizmit qe Ti “joshe” si nip i Antarit -K.Q. te P.P.Sh-se …
-me makine,
-me vile ne Bllok,
-plazh ne Bllok dhe shume e shume te mira qe patet nga Enveri.
Mos harro Enverin dhe perfitimet qe ke patur qysh kalama ….
Tregoi popullit te mirat e Enverit qe ke joshur qysh kalama ….
do ishte me mire te dihej per CV e tyre pergatitjen profesionale eksperiencen shkollimin,dhe jo origjinen.une shpresoje te jene kuadro te civilizuar dhe inteligjente,bindja e tyre te jete zbatimi i ligjit.ju uroj pune te mbare.
po le nam o dele se dash su bere dot, po lehni kot nuk e kuptoni, po jeni nje grusht more jeziter
olldelja ka maru pune,me gjithe te tjeret. te gjeje vend jashte te kerkoje azil politik se ketu pas pak kohe s`ka per te ngel me kemb lafaraku nga grupi sali babait me dyzete hajdute.
Nuk ja vlen te meresh me Ollge Dashin.
Vari torben Olldashit. Kujton se jemi akoma me 1990, kur popullin mund ta genjeje me perralla. Tani ai duhet te jape llogari per shperdorimin e pushtetit, pa per te llapur, le te llape sa te doje se ne demonkraci jemi.
Sa drejtore na dolen nga Veriu… jo keq per vetedemaskim