Klaudia Pepa në finalen e “Amici”-t

Dita

Balerina shqiptare, Klaudia Pepa, ka kaluar në finalen e madhe të spektaklit italian “Amici”.

E angazhuar prej muaj në këtë spektakël, Pepa ka arritur që falë punës dhe vullnetit të saj të shkojë në finalen e të shtunës së ardhshme.

Mbrëmja e djeshme ka qenë ogur i mirë për Klaudian, pasi ajo ka dhënë më të mirën nga vetja e saj, madje pak para spektaklit ajo ka falënderuar të gjithë mbështetësit në llogarinë e saj në “Instagram.

Ajo shkruan se është e gatshme të thyejë çdo pengesë, për të nderuar veten e saj dhe të gjithë ndjekësit.

Mbështetje të madhe për Pepën kanë dhënë dhe personazhe të njohur publik, të cilët i urojnë fitore.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *