Me një vendim thuajse të përbashkët Këshilli i Lartë i Drejtësisë emëron Isuf Shehun si Kryetar të Gjykatës së Kukësit. Vendimi u mor pas shqyrtimit të të gjitha kandidaturave që kishin konkurruar për të drejtuar këtë gjykatë. Deri më tani Shehu ushtronte detyrën e gjykatësit, po në qytetin e Kukësit. Nga ana tjetër, Këshilli i Lartë i Drejtësisë, i cili është mbledhur që në orët e paradites së djeshshme shqyrtoi kandidaturat për kryetar të Gjykatës së Krimeve të Rënda dhe asaj të Sarandës. Vendimi për shkarkimin e katër gjyqtarëve Ibrahim Hoxha, Kaçe Agolli, Lindita Hoxha dhe Valbona Duraj të akuzuar nga Ministri Naço, deri dje në orët e mbrëmjes, ende nuk ishte marrë. Takimi i KLD-së është zhvilluar me dyer të mbyllura dhe për të qenë prezent Presidenti Nishani, mësohet se ka anuluar takimin e lamëruar për në orën 10:00 me artistët, të cilët refuzonin nënshkrimin e kontratave e reja të punës. Në një letër që ministri i drejtësisë i dërgonte KLD-së, para pak kohësh, e njoftonte se prej një viti ishte kërkuar vlerësimi i masave displinore ndaj 4 gjyqtarëve.
