KLD: Kemi 636 denoncime për gjyqtarët

anazapta

Plot 636 ankesa qytetarësh kanë mbërritur në regjistrin e Ankesa të Këshillit të Lartë të Drejtësisë për vitin 2013, pesë praktika prej të cilave i janë referuar prokurorisë së Përgjithshme pasi KLD nuk ka kompetencë ligjore t’i hetojë. Statistika u bënë publike nga KLD-ja, të cilët pohuan se janë shqyrtuar të gjithë ankesat e qytetarëve, disa prej të cilëve kanë zbuluar shkelje ndaj gjyqtarëve. Nëpërmjet këtyre ankesave të mbërritura nga qytetarët, KLD-ë ka konstatuar shkelje të ndryshme në materialet e kontrollit, duke i çuar një pjesë të ankesave për procedim.

Në 12-të ankesa sqaron KLD-ja është konstatuar shkelje dhe materialet e kontrollit i janë dërguar Ministrit të Drejtësisë për fillimin e procedimit disiplinor. Ndërsa për 67 gjyqtarë të shkallës së parë dhe të apelit për të cilët qytetarët janë ankuar, KLD pas konstatimit të parregullsive të ndryshme të kryera, i është tërhequr vëmendja me shkrim. Për 56 raste sqaron KLD janë evidentuar shkelje shumë të lehta, të cilat nuk përbëjnë shkak për fillimin e procedimit disiplinor. Ndërsa vetëm në pak prej tyre është vendosur që të mbahen parasysh gjatë vlerësimit profesional dhe etik të gjyqtarëve.

65 raste janë ende në proces verifikimi nga Inspektorati i KLD-ës në gjykata të ndryshme, ndërsa 122 ankesa janë në proces vlerësimi paraprak nga inspektorët e Këshillit të Lartë të Drejtësisë. 325 ankesa të tjera janë arkivuar, pasi nga vlerësimi paraprak i KLD-ës është konstatuar se janë të pabazuara për arsye se, objekti i tyre, pretendimi i ngritur në ankesë, është jashtë kompetencës dhe veprimtarisë së Këshillit të Lartë të Drejtësisë, janë ankesa të cilat duhet të ndiqen nga qytetari në rrugë ankimore në gjykatën kompetente gjë për të cilën Këshilli nuk mund të ndërhyjë.

Ndërsa, vetëm për 23 raste pas verifikimit është konstatuar se nuk ka shkelje nga ana e gjyqtarëve, një numër ky mjaft i vogël ankesash në raport me ato që janë gjetur me shkelje. Për të gjithë ankesat e mbërritura pranë KLD-ës, thuhet se inspektorati mund t’ju kthejë përgjigje qytetarëve. Pjesa më e madhe e ankesave të mbërritura në regjistrin e KLD-ës kanë si subjekt denoncimin e punës së gjyqtarit të cilat sipas denoncuesve zvarrisin procedurat e gjykimit dhe marrjes së vendimeve.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *