Mungon Tabaku, KLD shtyn shqyrtimin e procedimit disiplinor

anazapta

KLD pritej të shqyrtonte në mbledhjen e sotme kërkesën e Ministrisë së Drejtësisë për procedim disiplinor ndaj gjyqtarit të Durrësit, Neritan Tabaku, por mungesa e këtij të fundit ka bërë që shqyrtimi të shtyhet për të premten e ardhshme, më 7 dhjetor.

Neritan Tabaku është gjyqtari i cili kishte në ngarkim çështjen e Ilir Xhakjas, i cili dyshohet se ka vonuar qëllimisht zbardhjen e vendimit që liroi Ilir Xhakjan, vrasësin e Shefit të Komisariatit të Shijakut, Adem Tahiraj.

Një muaj më parë, KLD i hoqi imunitetin dhe pezulloi nga detyra gjykatësin Neritan Tabaku.

Vendimi u mor me kërkesë të prokurorisë pasi kjo e fundit e ka regjistruar emrin e gjyqtarit në regjistrin e çështjeve penale për dyshimet se ai mund të ketë shpërdoruar detyrën.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *