KLD miraton kërkesën e Prokurorisë për masën penale ndaj gjyqtarit

Dita

Keshilli i Larte i Drejtesise nëpërmjet një njoftimi për mediat pasditen e të martës bën të ditur se ne një mbledhje të jashtëzakonshme të KLD-së u vendos të miratohet kërkesa e Prokurorit të Përgjithshëm për dhënie autorizimi për caktimin e masës së sigurimit personal ndaj gjyqtarit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë I.H.

Në njoftim thuhet se “Këshilli i Lartë i Drejtësisë, në respekt të plotë të Kushtetutës së Republikës dhe të ligjit nr. 8811, datë 17.05.2001 “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë”, zhvilloi sot, datë 03.05.2016, një mbledhje të jashtëzakonshme, ku vendosi të miratojë kërkesën e Prokurorit të Përgjithshëm nr.1458/2 Prot., datë 03.05.2016 për dhënie autorizimi për caktimin e masës së sigurimit personal ndaj gjyqtarit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë I.H. si dhe pezullimin nga detyra, derisa çështja penale ndaj tij të përfundojë me vendim gjyqësor te formës së prerë”.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *