Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka pezulluar gjyqtarin e Kavajës Osman Aliu, pas akuzave për fsheje të pasurisë dhe ka shkarkuar nga detyra gjyqtarin e Pogradecit, Dhimitër Pojanaku për marrje ryshfet.
Vendimi për pezullimin e gjyqtarit të Kavajës dhe shkarkimin e Dhimitër Pojanakut u mor sot në mbledhjen e KLD.
Në datën 19 prill 2015 Prokuroria dërgoi për gjykim dosjen për gjyqtarin e Kavajës Osman Aliu për fshehje të pasurisë.
Sipas Prokurorisë gjykatësi nuk ka deklaruar 41 transferta parash që kapin shifrën 10 200 euro dhe një apartament. Osman Aliu u denoncua kohë më parë edhe nga ministri i Brendshëm Sajmir Tahiri për disa vendime te dhëna prej tij, që çuan në lirimin e personave me precedentë kriminalë.
Prokuroria e Tiranës mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim gjyqtarin e Gjykatës së Kavajës, Osman Aliu.
Ky i fundit akuzohet për deklarim të rremë pasurie dhe pastrim të produkteve të veprës penale.
Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet për gjyqtarin pas kallëzimit të ILDKP që u dorëzua më datën 30.09.2014.

Lidhur me gjyqtar Oaman aliun nuk dime si eshte e verteta.Ndersa per z.Dhimiter Pojanaku eshte thene se ai kishte marre si ryshfet 150 euro (sic ka thene Ismail Kadareja). Ryshfetin e kishte dhene nje grua me qellimin e manipulimit te gjyqeve prej gjyqtarit. Nisur nga nje logjike e thjeshte ne kete rast duhej te gjykohesh si ajo qe kishte dhene ryshfetin (korupsion pasiv) ashtu dhe ai qe kishte ngrene ryshfetin (korrupsion aktiv). Me sa kemi marre dijeni i gjykuari eshte vetem Dhimiter Pojanaku, ai qe sipas akuzes ka marre ryshfetin. Dhenesja e parase (ryshfetit) nuk del asgjekundi publikisht. Atehere me te drejte mund te dyshojme se ketu vertet ka vepruar nje mekanizem i rreme krijuar e nxitur nga struktura informale qe veprojne brenda shtetlit lidhur me sigurimin e proves te rreme qe eshte percaktuese ne nje procedim penal. Mendojme se gjyqtari duhet te lirohet sa me shpejt. Ndaj tij duhet te zhvillohet nje proces gjyqesor e i paanshem e mbi te gjitha i hapur ku te gjithe duhet te marrin dijeni lidhur me provat ku eshte mbeshtetur akuza.
Denojne gjyqtqarin poet te Pogradecit?!Kjo eshte ironia dhe krimi i Nishanit qe eshte ushtar i Saliut! Rama ka te drejte qe thote se nuk eshte sistemi i drejtesise ,Ai,Rama,por deri kur?! Te fala Mitri! Do te vije dita qe keta qe te denuan ty do te jene ne banken e te akuzuarve!