KLD shfajëson Çefën: Vendimet ishin kolegjiale

Dita

Këshilli i Lartë i Drejtësisë, pas kërkesës së 39 deputetëve për shkarkimin e  Elvis Çefes, zëvendëskryetar i KLD dhe anëtarit tjetër të KLD, Lulzim Lelcaj, i ka dërguar një relacion shpjegues deputetëve.

Burime nga KLD bëjnë të ditur se Këshilli i Lartë i Drejtësisë, konstaton se vendimet në Këshill janë marrë me shumicën e votave të anëtarëve të tij. Në këtë këndvështrim, pavarësisht se në kërkesë nuk e është shprehur, deputetët që kanë nënshkruar këtë kërkesë, konkludojnë se KLD në tërësi ka shkelur ligjin. Pra deputetët kanë gjykuar si të paligjshme disa vendimmarrje kolegjiale të një organi që i përket një pushteti tjetër, atij gjyqësor, të një organi kushtetueshmërisht të pavarur dhe të ndarë qartazi nga dy pushtetet e tjera, legjislativi dhe ekzekutivi.

Këshili sqaron se ka proceduar me zëvendësimin e gjyqtarit Sokol Binaj nga Këshilli Drejtues i Shkollës së Magjistraturës, për shkak të qëndrimeve të tij jo etike të relatuara në KLD edhe nga Kryetari i Gjykatës së Lartë, njëherazi edhe Kryetar i Bordit Këshillit Drejtues të Shkollës së Magjistraturës. Nuk është parashikuar për asnjë moment në asnjë ligj ndalim për një veprim të tillë. Problematika e hasur dhe e parashtruar shpeshherë nëpërmjet diskutimeve të anëtarëve gjatë seancave plenare të KLD, për ecurinë e shkollës së Magjistraturës, ka vënë në dukje nevojën e ndryshimit të drejtorit të asaj shkolle. Zoti Fana është emëruar në atë detyrë pasi kishte përfunduar mandatin e tij si anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë dhe është gjykuar se ka qënë një kandidaturë e cila përveçse plotësonte më së miri kriteret formale të ligjit, ka pasur edhe një eksperiecë mjaft të pasur në këtë fushë, pikërisht për shkak të qënies anëtar i KLD.

 

Këshilli në të gjitha rastet e trajtimit të kërkesave të ndryshme të gjyqtarëve dhe në mënyrë të veçantë gjatë procesit të emërimit të tyre, ka mbajtur një qëndrim rigorozisht jashtë çdo influence politike. Në përzgjedhjen e gjyqtarëve, kriteri dominant i marrë në konsideratë nga KLD ka qenë statusi i gjyqtarit, aftësia profesionale dhe integriteti personal i personit. Përveç emërimit të zj. Enkelejdi Hajro (magjistratë dhe ish-gjyqtare), përmendim këtu qëndrimin e KLD në rastin e riemërimit si gjyqtar në gjykatën e shkallës së parë Tiranë të z. Artan Lazaj, i cili ishte përfaqësues politik i Partisë Socialiste në KQZ.

Share This Article
6 Comments
  • LIGJVENESI PARLAMENTI TI SHKARKOJ KOLEGJALISHT .KY ESHTE RASTI ME I MIR PER TU BASHKUAR ME BOTEN E DREJT,BOLL ME PADREJTESIT E SISTEMIT BERISHIST E KEQJA ME E MADHE E SHQIPERIS.

  • Ju duheni shporrur qe te gjithe me ne krye ate presidentin e paafte ,qe I rruacin mustaqet … Pse kini marr vendim kolegjal te mbroni nje hajdut ,apo nje shkeles ligji dhe duhet t’a pranojme ?…… Jo more ! Te pavarur jeni ne punen tuaj qe te zbatoni ligjet e jo te veproni si u do bytha juve. Parlamenti eshte mbi te gjitha . Nga ai varen te gjithe institucinet. Jemi republike parlamentare e jo republike anarshiste e drejtuar nga nje mustaqe ,I cili vetem president nuk mund te quhet……

  • ^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^

    Sa me shpejt te shkaterrohet kjo Cerdhe-Verioresh (jo race arjane-shaqiptare) brenda DREJTESISE.

    Sali Bisha te varet nga gjuha.

    ^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^

  • Abuzohet me parimet e dhjera juridike si fajesia eshte personale, nuk ka fajesi kolektive etj etj…..
    Vetem ne nje shtet bashibozukesh si ky i yni, ku Prokurori i Pergjithshem eshte i pabreke dhe i paafte moralisht dhe profesionalisht ndodhin te tilla deklarata…..
    Kur ka shkelje te Kushtetutes dhe te ligjeve ne fuqi duhen edhe kolegjialisht te futeni bre

  • Shoke toca te KLD se PD-s, ne cdo vend edhe tek ju vendimet merren me shumice votash, n’a tregoni vetem nje rast kur nje vendin hyn ne fuqi kur shumica nuk e aprovon apo miraton. Shume shpejt e keni emeruar ne gjykate z. Fana si i afte profesionalisht, po per ish Kryeprokuroren “Silvia Konte”, z. Rama kur u vu ne krye te Prokuroris se Saliut ishte super e afte kur i mbaroi mandati, ju plehra me Kapter Jarin e flaket ne rruge duke mos i afruar asnje vend pune ne sistemin e Padrejtesise. Jeni jo per tu pushuar nga puna, por per t’u burgosur te gjithe si koka e korrupsionit qe e drejtoni ate ne te gjitha nivelet e drejtesise lengaraqe…duhet t’u sekuestrohen vilat dhe pasurite e patundeshme qe i keni vene ne rruge kriminale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *