Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka shkarkuar sot gjyqtarin Neritan Tabaku. Vetë gjyqtari i Gjykatës së Durrësit nuk është paraqitur në mbledhjen e KLD-së, por është përfaqësuar nga një avokat mbrojtës. Ndërkohë, inspektorët e Këshillit të Lartë të Drejtësisë kanë zbuluar një skandal të vërtetë gjatë verifikimeve të punës së gjyqtarit Tabaku në Gjykatën e Shkallës së Parë në Durrës.
Sipas verifikimeve të kryera, numri i dosjeve të pazbardhura nga gjyqtari Tabaku arrin në 60, një prej të cilave edhe ajo e Ilir Xhakes. Ndërkohë, në zyrat e gjyqtarëve të Durrësit dhe të padorëzuara me vendim të arsyetuar në kryesekretari, arrinte në 140, 60 prej të cilave i përkasin gjyqtarit Neritan Tabaku. Dosjet u përkasin tre viteve të fundit dhe një prej tyre është edhe ajo e Ilir Xhakjes.