Këshilli i Lartë i Drejtësisë, miratoi sot deklarimin e mbarimit të mandatit të Lefterie Lleshit si anëtare e këtij institucioni, pas zgjedhjes së saj në krye të KQZ.
Në nisje të mbledhjes, presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani, njëherësh kryetar i KLD shpalli mbarimin e mandatit dhe urdhëroi ti dërgohet Kuvendit vendi vakant.
Kuvendi votoi në seancën plenare të 11 tetorit Lefterie Lleshin në krye të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ). Lleshi, mori në Kuvend 73 votat e mazhorancës, pasi Partia Socialiste nuk mori pjesë në votim.