KLD vijon përndjekjen ndaj Ina Ramës: Përjashton gjyqtaren e çështjes

anazapta

Duket se procesi gjyqësor i hapur nga ish-Prokurorja e Përgjithshme, Ina Rama, kundër Këshillit të Lartë të Drejtësisë, ka premisa të qëndrojë në udhëkryq. Shkak pritet të bëhet seanca në Gjykatën Administrative, ku me kërkesë të KLD-së gjyqtarja që kishte çështjen Enrjeta Shehaj, u përjashtua nga gjykimi me një vendim të një tjetër kolegeje të saj. Ç’ka do të thotë se padia e depozituar në fillim të muajit prill do të rihidhet në short, për të vendosur një tjetër trupë gjyqësore. Të ndodhur në këtë pikë, avokati i Ina Ramës, Fatmir Braka e shikon si ndikim të KLD-së përjashtimin e gjyqtares Shehaj, pasi tre vjet më parë Këshilli i Prokurorisë e më pas ish-Prokurorja e Përgjithshme, vendosi emërimin si prokuror i bashkëshortit të gjyqtares, Erjon Shehaj. Avokati Braka kundërshton vendimin, duke shpjeguar se me argumentin e konfliktit të interesave edhe pala paditëse do të kërkojë dorëheqjen e të gjithë gjyqtarëve të Gjykatës Administrative. “E quaj tmerrësisht absurde dhe të padrejtë, faktin që të përjashtosh një gjyqtare, se burri i saj është emëruar prokuror nga një tjetër, kur në rastin konkret, dhe nuk është vendimmarrësja Ina Rama, por është Presidenti i Republikës, për emërimin e Prokurorëve. Këta gjyqtarë të Gjykatës Administrative janë emëruar të gjithë nga KLD-ja dhe po të ecim me arsyetimin që bën KLD-ja, që gjyqtarët duhet të kenë shkaqe njëanshmërie, kur burrat e tyre emërohen në një vend, siç është rasti i prokurores të përgjithshme, atëherë ç’thuhet për këta gjyqtarë, që direkt janë emëruar nga KLD-ja dhe nga Presidenti i Republikës, me vendimmarrjen e të dyve? Ky proces kështu futet në rreth vicioz”, thotë avokati në një prononcim për TCH.

 

Padia

Ish-Prokurorja e Përgjithshme në vitet 2007-2012, i kërkon Gjykatës Administrative ta detyrojë KLD-në që ta emërojë si gjyqtare pranë Gjykatës së Apelit Tiranë, të paguajë të gjitha pagat që ajo duhet të merrte nga dhjetori 2012 e në vijim, si edhe t’i dëmshpërblejë dëmin moral të shkaktuar nga disa anëtarë për fyerje gjatë mbledhjes së KLD-së. Rama thekson në padinë e saj se KLD-ja duhet të vendoste për emërimin në Gjykatën e Apelit jo vetëm në referim të ligjit, por edhe nisur nga vendet vakante në këtë gjykatë, e aq më tepër, që sipas ish-kreut të akuzës, vetë anëtarët e KLD-së kur refuzuan kërkesën e saj për t’ju kthyer gjyqësorit, e morën këtë vendim në konflikt interesi të qartë, pasi disa prej tyre vijojnë të jenë edhe gjyqtarë në Gjykatën e Apelit, ku Rama kërkon të rikthehet.

Share This Article
6 Comments
  • ta shikoj ina rama cdo te thote te tallen me ty. .edhe kur munde te kesh twe drejte ……………..

  • Kur ishte ne detyren e Prokurores se Pergjithshme, nuk e ka treguar veten ne nivelin qe i kerkonte kjoi detyre e rendesishme.
    Tani le te duroje edhe disa sorrollatje te vogla.

  • INA RAMA E KA VENDIN NE BURG E JO NE GJYKATE.

    SHITI DOSJEN E ILIR MUTIT

    PAS VENDIMIT TE KORRUPTUAR PER PAFAJSI TE MUTIT, AMBASADORI SEQUI JA THA TROC NE MEDIA.

    “PROKURORIA SHQIPETARE TE MOS DEKURAJOHET, POR TE NDJEKE CESHTJEN NE STRASBURG”

    CFARE BERI INA RAMA BASHKE ME BAMIR TOPIN???!!!!!

    MOREN PARATE E ILIR MUTIT DHE NUK E ANKIMUAN NE STRASBURG.

    EDHE KESHTU CESHTJA U MBYLL E TANI MBAJME MUTIN NE KRYE TE SHTETIT.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *