Ish-shefi i kabinetit të Ministrisë së Punës, Kleves Bitro, prej disa ditësh person në kërkim, reagon herë pas herë ndaj shkrimeve që bëhen për të në media. Ai akuzohet nga Prokuroria për shpërdorim detyre dhe abuzim me fondet e tenderave. Nga një vendndodhje e paidentifikuar, Bitro ka shkruar në faqen e tij në Facebook se akuzat që i bëhen janë të motivuara politikisht dhe personalisht. Dhe ja si e nis ai postimin e datës 8 tetor: “Të nderuar miq, falenderoj mbështetësit dhe fansat e mi. Në mënyrë të veçantë falenderoj dashamirësit mediatikë që ndihmuan të përçoj tek lexuesi anën tjetër të historisë që pushtoi faqet e para të gazetave dhe në disa raste edhe edicionet informative..”, dhe komenti vazhdon. Arratia dhe burgu ka të keqen e vetë po ka edhe të mira. Se kështu bëhesh edhe i famshëm, ke pas vetes edhe fansa… A thua ka hyrë në Big Brother, Bitro. Më këtë fjalor që përdor, ndoshta e ka ëndërr, ç’e do që këtë vit nuk do ketë Big Brother… sa keq!

po me i famshem do behesh kur te jesh pas hehurave per maskaralleqet dhe vjedhjet qe keni bere se bashku me ustallaret e tu
Ti zoteri mos e merr me hov kete pune, po pate vjedh do ta hash, po spate vjedh, rri i qete, por aty kane dale vjedhjete medha dhe ti ke qene pjese e saj, por ndoshta ske pas mundesi te vjedhesh, por tani ke mundesi te tregosh se si u vodhen.
Edhe Hajdut edhe Karagjoz! Megjithate rralle here hajdutet jane njerez te ndershem qe gabojne per nje cast ose detyrohen nga halli. Por ky Bitro duket se eshte trim sepse ka nje kohe te gjate qe me banden e Sales kane vjedhe e nuk jane ndeshku dhe vjedhja si metod jetese ne bollek i eshte ba e modes. Ky lloj tipi ngaterron detyren e te ndershmit me ate te hajdutit. Ky kujton se njerezit jane budallej e nuk kuptojne si jane zhduk miljonat ne punen ku ai ka militu! Po ku je o Bitro? e me se jeton zotrote sot? Me se ushqehesh e me se pagun internetin? se me rrogen qe ke marre nuk ke aqe rrezerva te rrish i fshehun!? Ose nese nuk ke vjedhe ti kush i vodhi ato pare ? Thuje se njerezit dine te ndajne shapin nga sheqeri, Mandej Burgu per Burra eshte ke thane shume here, provoje e na thuj si eshte aty.
Meqe qenke i dehur nga “fansat” virtuale,dije se fansat reale qe do kesh kur te te vihen prangat
do te jene shumefish me shume.
Ti qurrs qe i ben karshillek nje shoqerie te tere,do t’i lash mire e mire mallkimet e tyre.
hajde koqe hajde……………..
Keta zyrtaret e ministrive i ka zgjedh Argita tek revista play boi.Ne burg mezi po i presin!