KLGJ cakton numrin e kandidatëve për magjistratë

Leda Hysa

KLGJ ka caktuar numrin maksimal të kandidatëve për magjistratë.

Në mbledhjen e mbajtur sot, Këshilli i Lartë Gjyqësor ka vendosur që vetëm 25 kandidatë do të pranohen në Shkollën e Magjistraturës, profili gjyqtar, për vitin akademik 2019-2020.

Gjithashtu, Këshilli i Lartë Gjyqësor vendosi caktimin e 25 kandidatëve për këshilltarë dhe ndihmës ligjorë, që do të pranohen për të ndjekur programin e formimit fillestar pranë Shkollës së Magjistraturës.

Njoftimi i KLGJ

Këshilli i Lartë Gjyqësor, zhvilloi sot, me datë 29.01.2019, mbledhjen e radhës, ku vendosi caktimin dhe publikimin e numrit maksimal të kandidatëve magjistratë, profili gjyqtar, prej 25 (njëzet e pesë) kandidatë që do të pranohen në programin e formimit fillestar në Shkollën e Magjistraturës, për vitin akademik 2019-2020.

Gjithashtu, Këshilli i Lartë Gjyqësor vendosi caktimin e 25 (njëzet e pesë) kandidatëve për këshilltarë dhe ndihmës ligjorë, që do të pranohen për të ndjekur programin e formimit fillestar pranë Shkollës së Magjistraturës, për vitin akademik 2019-2020.

Përveç përcaktimit të numrit maksimal të këshilltarëve dhe ndihmësve ligjorë dhe në funksion të transparencës këtij procesi,Këshilli i Lartë Gjyqësor miratoi ngritjen e Komisionit të Përkohshëm për Verifikimin e Plotësimit të Kritereve të Kandidatëve për Këshilltarë dhe Ndihmës Ligjorë, që do të pranohen për të ndjekur programin e formimit fillestar pranë Shkollës së Magjistraturës, për vitin akademik 2019-2020.

l.h/ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *