KLGJ dhe KLP në mbledhjen e parë të përbashkët vjetore: Për shkak të Vettingut, kanë mbetur 2/3 e gjyqtarëve

J L

11 anëtarët e këshillit të Lartë Gjyqësor dhe 11 anëtarët e Këshillit të Lartë të Prokurorisë janë takuar sot në mbledhjen e përbashkët vjetore për të diskutuar mbi arritjet dhe sfidat e sistemit të drejtësisë.

Ky është takimi i përbashkët i parë i dy këshillave.

Në fjalën e mbajtur në këtë konferencë, kreu i KLP, Gent Ibrahimi, u shpreh se harta e re gjyqësore e miratuar ditën e djeshme është tejet komplekse për punën e magjistratit.

“Këto mbledhje i shërbejnë punës tonë të përbashkët. Performanca është guri i themelit të punës së dy institucioneve tona. Ne jemi solidarisht përgjegjës për menaxhimin e sistemit të drejtësisë. Kjo është mbledhja e parë e dy Këshillave, sepse të dy institucionet menaxhojnë statusin dhe  karrierën e magjistratëve. Është i nevojshëm një rakordim dhe interorientim ligjor midis nesh për menaxhimin sa më optimal të sistemit gjyqësor. Jemi familjet e prokurorëve dhe gjyqtarëve dhe çështjet që kemi zgjedhur për t’i trajtuar sot  kanë ndjeshmëri publike. Detyra jonë është të gjejmë instrumente për të zbutur pasojat e vettingut”, u shpreh ndër të tjera në fjalën e tij, kreu i KLP, Gent Ibrahimi.

Kryetarja e KLGJ, Naureda Llagami është shprehur se sot është në “këmbë” 2/3 e gjyqtarëve, kjo për shkak të Vettingut, e ndërsa tha gjykatat e Apelit janë më problematiket.

“Po ecim me hapa të sigurt, vendosjes së standarteve dhe rregullave të sistemit, një mundësi për të diskutuar për arritjet, por edhe reflektim serioz përballemi me burime të pamjaftueshme, financiare dhe njerëzore, vettingu ka sjellë humbje të konsiderueshme dhe po gërryejnë kapacitetet dhe aftësitë për të qëndruar dhe motivuar, 2/3 e gjyqtareve, Apelet janë thembra e Akilit se kapitalin e ngritur për 30 vjet nuk e ngremë dot brenda 1 nate, duhen ndërhyrje në ligj. Në 2021 KLGJ ka mundësuar trupën gjyqësore me 26 punonjës në shkallë vendi dhe për të krijuar njësitë gjyqësore për Apelin. Misioni vazhdon, gjithçka duhet e pamundur derisa arrihet”, tha Llagami.

j.l./ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *