KLGJ, kandidatët afat 5 ditë për plotësimin e dokumenteve

Elton Tafaruci

Kuvendi informon kryetaren e ONM-së, Genoveva Ruiz Calavera, lidhur me procesin e verifikimit të kandidatëve për KLGJ.

Përmes një letre, Sekretarja e Përgjithshmme e Kuvendit bën me dije se është duke kryer procedurat e verifikimit të plotësimin e kritereve ligjore të listës së kandidatëve për KLGj nga Avokatia të përcjellë në Kuvend me datë 15 maj 2017 nga Komisioni i Pavarur Ad-Hoc i ngritur pranë Avokatit të Popullit.

Në vijim të letrës, Albana Shtylla në cilësinë e Sekretares së Përgjithshme thotë se ka konstatuar se disa prej kandidatëve u mungojnë kryesisht dokumentacion ligjor si më poshtë:

-Vërtetim nga Tatimet që kandidati nuk është debitor

-Vërtetim të gjendjes gjyqësore që kandidati është i padënuar

-Kartë të licencës së ushtrimit të profesionit të avokatisë të vlefshme për të treja shkallët e gjykimit, e rinovuar

Kandidatëve u janë komunikuar sot me 17 maj 2017 përmes postës elektronikle të deklaruar mangësitë që kanë dosje duke kërkuar një afat 5 ditor të bazuar në parashikimet e pikës 3 të nenit 35 të ligjit (22 maj 2017) afat brenda të cilit këta kandidatë duhet të dorëzojnë dokumentacionin e plotësuar.

Në përfundim të këtij afati në ushtrim të funksioneve të tij kushtetuese dhe ligjore, Sekretari i Përgjithshëm thotë se do të informojë ONM për ecurinë e procesit dhe do t’i vërë në dispozicion dokumentacionin plotësues që do të paraqitet nga kandidatët.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *