KLGJ njofton hedhjen e shortit për zgjedhjen e 8 gjyqtarëve të Kolegjit Zgjedhor

Ornela

Pas vendimit të presidentit për të caktuar datën e zgjedhjeve më 25 prill 2021, Këshilli i Lartë Gjyqësor do të organizojë hedhjen e shortit për përzgjedhjen e tetë gjyqtarëve të Kolegjit Zgjedhor Gjyqësor.

Përmes një njoftimi, KLGJ bën me dije se shorti do të hidhet tek “Poli i drejtësisë” në orën 17:00.

“Këshilli i Lartë Gjyqësor mbështetur në nenin 146 të Kodit Zgjedhor (i ndryshuar), si dhe në zbatim të Dekretit të Presidentit të Republikës nr. 11700, datë 06.09.2020 “Për caktimin e datës së zgjedhjeve për Kuvendin” do të organizojë, ditën e martë, datë 8 shtator 2020, ora 17:00, pranë ambienteve të tij, në adresën Godina “Poli i Drejtësisë” (Rr. ‘Ana Komnena), hedhjen e shortit për përzgjedhjen e tetë gjyqtarëve të Kolegjit Zgjedhor Gjyqësor.

Shorti do jetë i hapur dhe në prani të publikut, përfaqësuesve të KQZ, partive politike, organizatave jofitimprurëse me veprimtari në fushën e zgjedhjeve dhe drejtësisë.”, njofton KLGJ.

Mësohet se mbi 20 gjyqtarë që kanë kaluar dy shkallët e vettingut janë në garë.

Do të jetë ky Kolegj Zgjedhor që do të përzgjidhet me short që do të vlerësojë zgjedhjet e ardhshme të 25 prillit 2021 si dhe gjithë ankesat nga subjektet politike mbi shkeljet e mundshme në procesin zgjedhor.

o.j/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *