Më 16 Maj, zhvillohet Misioni Tregtar mes korporatave turke të sektorit të energjisë dhe elektro-teknologjisë dhe sipërmarrjeve homologe nga Shqipëria, “B2B Share and Connect Electrics & Electronics” pranë Xheko Imperial Hotel. Kjo ngjarje ka në thelb socializimin dhe takimet profesionale në një atelier komunikimi dhe marrëdhëniesh biznesi mes mbi 80 kompanive shqiptare dhe 20 sipërmarrjeve e korporatave nga Turqia.
Miqësia gati vëllazërore mes Turqisë dhe Shqipërisë, e shkuara historike dhe kulturore midis dy popujve reflektohet dhe pasqyrohet në mënyrë konstruktive edhe në marrëdhëniet ekonomike midis dy vendeve.
Kështu, Klik Ekspo Group në bashkëpunim me Shoqatën e Eksportuesve të Elektro – Teknologjisë Turke (TET) dhe Ambasadën Turke në Tiranë kanë vlerësuar klimën e favorshme ekonomike dhe shifrat pozitive të shkëmbimeve tregtare Shqipëri-Turqi duke ia ofruar këtë mundësi të gjitha kompanive që operojnë në tregun shqiptar në sektorin e materialeve elektrike dhe elektronike, prodhues të energjisë elektrike dhe sistemeve të shpërndarjes, kabllo, transformatorë dhe gjeneratorë për përdorimin industrial dhe rezidencial, në sektorin civil dhe atë ushtarak përmes këtij organizimi.
Për vetë rëndësinë e madhe që këto organizime kanë në favor të përmirësimit të mirëqenies ekonomike të Shqipërisë dhe forcimit të marrëdhënieve të jashtme tregtare, në mbështetje të nismave për amortizimin e efekteve negative të krizës energjetike në vend, në një kohë kur nevojat e tregut për pajisje e teknologji në sektorin elektrik dhe energjetik janë rritur, Klik Ekspo Group, si një ndër të parët e më të suksesshmit, organizatorë eventesh, evente të çdo dimensioni e fokusi, ka vlerësuar momentin e duhur për çdo kompani shqiptare, që të ndërveprojë me sipërmarrjet e huaja, të pajisura me teknologji e know how, si edhe me eksperiencë shumëvjeçare.
Nga ana tjetër, TET është një organizatë profesionale që mbështet aktivitetet eksportuese të më shumë se 6500 anëtarëve të saj duke e ushtruar aktivitetin mbështetës të saj nën ombrellën e Ministrisë së Tregtisë Turke.
Me një interes të menjëhershëm për të nisur bashkëpunimin me tregun shqiptar dhe tregjet e Rajonit të Ballkanit Perëndimor, kjo ombrellë sipërmarrjesh është misionari më i dobishëm i një diplomacie ekonomike, eficente dhe të frytshme.
Vlera e eventeve live B2B është e pakrahasueshme në raport me eventet virtuale të cilat “mbipopulluan” klimën e bashkëbisedimeve të biznesit përgjatë një dyvjeçari të zotërimit të pandemisë. Së bashku me rezultatet e prekshme të një takimi e bisede ballë për ballë, ato përçojnë edhe mesazhet e komunikimit miqësor dhe socializimit mes partnerëve dhe bashkëpunëtorëve në biznes.
——-
Dicitura e fotos: Ambasadori i Turqisë në Shqipëri Murat Ahmet Yörük, në Panairin e Klik Ekspo Group
Shqipetaret jane Osmanllinj