Kandidatja potenciale për presidente e SHBA Hillary Klinton për herë të parë ka kërkuar falje që kishte përdorur e-mailin e saj privat për komunikimet e saj zyrtare si sekretare shteti. “Ky ishte një gabim. Më vjen keq për këtë. Kam marrë përgjegjësinë”, është shprehur Klinton, e cila me shumë gjasa mund të zgjidhet nga demokratët si kandidate për zgjedhjet presidenciale të 2016. Në intevistën e dhënë për ABC News, gjithësesi Klinton këmbngul se ajo nuk ka shkeluar asnjë nga rregullat.
“Ajo që unë bëra ishte e lejuar’ ështe shprehur tha ajo. “Por kur rikthehem pas, për mënyrën se si unë e shoh tani këtë veprim, edhe pse ai është i lejuar, unë duhet të kisha përdorur dy llogari një atë personal dhe një për e-mailet e punës..”
Në dy intervista në fillim të javës së kaluar, Clinton kishte refuzuar të kërkonte falje përdiskutimet rreth e-mailit .
