Sekretarja amerikane e shtetit, Hillari Klinton, dënon projektin izraelit për ndërtimin e vendstrehimeve në Territoret arabe, duke e konsideruar këtë një hap mbrapa në procesin e paqes me palestinezët.
“Më duhet të ripërsëris edhe një herë atë që administrata amerikane e ka shprehur në mënyrë mjaft të qartë edhe më parë: Këto veprime do të ngadalësojnë dukshëm negociatat për paqe”, tha Klinton gjatë një konference shtypi në Uashington, ku ishin të pranishëm edhe disa ministra izraelitë.