Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është bërë mbrëmë përballja e kandidatëve demokratë për zgjedhjet presidenciale amerikane të vitit të ardhshëm.
Nga 5 kandidatët në garë, ish-sekretarja Hillary Clinton duket se ka spikatur veçanërisht në lidhje me debatin për përdorimin e armëve në SHBA.
Ajo debatoi ashpër me senatorin Bernie Sanders, 74-vjeç, ndërsa e përshkroi veten si social-demokrate. Një temë tjetër ishte pabarazia në të ardhura.
Zonja Clinton nuk është pajtuar me ftesën e zotit Sanders për shkatërrimin e bankave në Wall Street, e ka përsëritur mbështetjen e saj për Aktin Patriot dhe tha se ajo nuk do të hezitonte ta përdorë forcën ushtarake nëse është e domosdoshme.
Në disa hulumtime të opinionit publik, megjithatë, zoti Sanders është paraqitur si fitues, ndërsa në disa raste me diferencë të madhe. Temë diskutimesh ka qenë edhe lufta në Siri, ku kandidati Sanders kritikoi zonjën Klinton për idenë e saj të krijimit të një zone ndalim-fluturimi në Siri. Debati u zhvilluar në Las Vegas. /Dita/
