Flori Mumajesi dhe Elvana Gjata shprehen se nuk kanë vjedhur asgjë nga këngëtarja Juliana Pasha.
“Edhe Juliana Pasha më ka vjedhur mua fjalën “të dua” dhe “zemër” tek kënga e saj “Kristal”, është përgjigjur me humor Mumajesi. Ai ka përmendur edhe shifrën e 1.5 milion klikimeve të marra brenda shumë pak ditëve që nga publikimi i këngës dhe mijëra videove të dërguara në hashtag-un #kuqezijeti. “Kjo dëshmon suksesin e këngës dhe mesazhin se ajo iu përket të gjithë shqiptarëve”, ka thënë gjithë entuziazëm Mumajesi. Realizimi i klipit ka kushtuar 50 mijë eurosh.
