Opozita denoncon se nuk e ka ende pushtetin, po këta që kanë pushtetin çfarë “denoncojnë”?? A qeveris shoku Sali? Atëherë ose dënoni njerëzit që shkelin ligjet dhe kushtetutes , që vjedhin në emër të këtij shteti , që abuzojnë në emër të këtij shteti , që bëjnë gjërat më të ndyra në emër të këtij shteti , ose mos dilni më nëpër konferenca shtypi , sepse megjithmend jeni bërë të padurueshëm dhe bastardë.
Vetëm se Saliu duhet ta nisë nga fëmijët e tij, ndaj e ka të vështirë. Kur dëgjojmë pasurinë marramendëse të Sali Berishës , vajzës dhe djalit të tij , klanit të tij familjar , nipër e mbesa , kushërinj e farefis , sido që të mundohen që ti nxjerrin të pastra këto pasuri , ato janë krijuar në mënyrë të pandershme , duke përdorur autoritetin e pushtetit të Saliut , sepse miliardat e lekëve apo milionat e eurove nuk fitohen me “rroga”, sikur të punosh jo për 20 vite që janë këto në pushtet , por për 200 vite dhe bile më shumë. E kuptoni veten se jeni bërë kllounë cirku , të pështirë dhe na vjen për të vjellë kur ju shikojmë?!
Opinion i nënshkruar: Bujar Cani