Pas arrestimit ditën e djeshme, Klodi Lesi sot është transferuar në Prokurori ku është marrë në pyetje dhe më pas në Gjykatë për të dhënë shpjegime për vrasjen tragjike të ish-gruas së tij greke më 6 Janar 2016.
Gjatë transferimit, atij i ishte mbuluar fytyra me xhup dhe shoqërohej nga nën masa të forta sigurie nga policë civilë. Klodi Lesi iu la 48 orë kohë për të përgatitur mbrojtjen e tij kur të dalë para Gjykatës.
Ai akuzohet për vrasjen e ish-bashkëshortes dhe atë të ekspozimit të të miturve në rrezik, për shkak se gjatë gjithë kohës që ishte në arrati, kishte marrë me vete edhe djalin e tij 4-vjeçar.
https://www.youtube.com/watch?time_continue=21&v=SA2uN-LHvss

