Klodiana Spahiu: Konformizmi është vetëvrasje për gruan shqiptare…

anazapta

 Ka ndjekur studimet në Fakultetin e Mjekësisë, në Universitetin e Tiranës. Specializime dhe studime pasuniversitare pranë Universitetit Katolik” Sacro Cuore” në Romë dhe në Pisa, Itali. Përveç profesionit të kardiologes, e angazhuar edhe në fushën akademike. Deputete e PS në Kuvendin e Shqipërisë, në legjislaturën e vitit 2009 dhe anëtare e Komisionit Parlamentar të Punës, Çështjeve Sociale dhe Shëndetësisë. Aktualisht, kandidate për deputete e Partisë Socialiste, në Qarkun e Durrësit.

Kur nuk punon zemra e një pacienti, kardiologu sikur ta shtynte atë në dishezë (si një makinë kur nuk punon), a do të bënte që zemra të punonte përsëri?

–          Kur nuk punon zemra, nuk punon; as nuk shtyhet, as nuk mund të tërhiqet. Nëqoftëse nuk goditet me defibrilator, brenda kohës së caktuar, është e pamundur ta kthesh në jetë. Por kjo pyetje, më kujton se si ky pushtet e trajton sistemin shëndetësor, duke e shtyrë për poshtë e duke thënë se në këtë mënyrë do të nisë të funksionojë!
Djali im tre vjeç, kur vritet më ofron vendin që i dhemb dhe unë sapo ia puth pushon së qari. Dua të di, nëse një kryeministër do të shkonte në spital dhe të puthte të sëmurët, a do të shëroheshin në çast ata?

–          Veçse kjo ka mbetur pa bërë në fakt, sepse në spitale nuk ka as serume, as medikamentet më të nevojshme, tani të shpresojmë te puthja! Sot, nëse nuk je i siguruar, duhet të paguash, por kur nuk ke, ç’mund të ndodhë?! Mendoni se sa në vështirësi ndihet një mjek, apo një infermiere përballë të pamundurve, gjëndjes së vetë të sëmurit, por edhe të familjarëve të tyre.

 

Gjithnjë kam qenë kurioz ta di, tualetet e parlamentit në ç’gjendje janë?

–          Ka mangësira, por në institucionin më të rëndësishëm të vendit, kemi pasur mangësira shumë herë më të mëdha dhe më e rëndësishmja, nuk mund të ligjërohej fjala e lirë…

 

Përveç truprojave në parlament, a ka dhe ndihma të tjera të shpejta?

–          Ajo që më ka rënë në sy në korridoret e parlamentit dhe realisht e kam ndier veten keq, janë numri i madh i truprojave. Nuk e kam kuptuar kurrë kë ruajnë dhe nga kush e ruajnë. Një deputet, ministër apo kryeministër pse e ka të nevojshme të ruhet, brenda parlamentit, nga deputetet që i ka zgjedhur vetë populli që fundja a janë aty për të thënë fjalën e tyre?! Pse kështu duhet të jetë parlamenti i një vendi demokratik?!

 

Cili është më i rëndësishëm për ju, betimi i Hipokratit apo ai i Kushtetutës?

–          Deri para 4 vitesh, betimin e Hipokratit e kisha gjënë më të rëndësishme në jetë. Tashmë më janë bërë 2 betime të cilat kanë të njëjtën vlerë për mua, por betimit të Hipokratit nuk mund t’i ndahem dot kurrë, sepse e kam lidhur jetën  me atë betim.

 

Po sikur një ditë, të gjithë doktorët të bëjnë të sëmurin, populli a do tw shkonte t’i shëronte? A janë mirënjohës, pacientët shqiptar, ndaj mjekëve?

–          Nëqoftëse pacientit i shërben, është mirënjohës gjatë gjithë jetës dhe këtë nuk ma heq asnjë nga mendja, për aq kohë eksperience pune që unë kam.
A ka ndryshuar zemra e gruas shqiptare, nga vitet ‘90 deri më sot?

–          Jo nuk ka ndryshuar dhe nuk ka për të ndryshuar, por për një gjë më vjen shumë keq: krenarinë e gruas shqiptare në kohët moderne e vlerësuam shumë vonë. Ndërkohë jam e pezmatuar, ndërsa shoh emrin e saj në qendrën më të madhe spitalore të vendit, e cila tregon një mjerim në tërësinë e saj. Pas 23 Qershorit, do të bëjmë ç’është e mundur që ajo godinë të përcjellë vlerat e vërteta të Nënë Terezës, dhe këto vlera të përcillen ashtu si duhet nga brezi i ri që nesër do të drejtojë mjekësinë shqiptare.
A mund të shpiket një aparat, si një orë dore, që ta shpërndajmë te gratë i cili të tregojë nëpërmjet rrahjes së zemrës kur dhunohen këto gra, dhe të japë sinjal në një qendër që mund të quhej “shërbimi informativ i dhunës ndaj grave”? 

–          Në fakt, në fiziologji rrahjet e zemrës ndryshojnë në situata të ndryshme, dhe takikardia që vlerësohet si shtimi i rrahjeve të zemrës, mund të ndodhë edhe në raste dhune. Por unë mendoj që dhuna ndaj grave në Shqipëri nuk është vetëm fizike, por edhe verbale, ekonomike, shpirtërore dhe seksuale. Mendoj se nuk është shpikur ende një server që të mund t’i përballojë sinjalet e grave të dhunuara në Shqipëri; do merrte flakë që ditën e parë!

 

Pse thuhet “ma ke thyer zemrën”?

–          Sepse zemra bashkë me trurin janë dy organet më të rëndësishme te njeriu, megjithëse askush nuk thotë ma ke thyer trurin!

 

Konformizmi, a e ul rrezikun e sëmundjeve të zemrës?

–          Po është i përhapur ky mendim, sepse ata nuk reagojnë ndaj padrejtësive, mbajnë larg çdo gjë që mund ti shqetësojë dhe janë paqe me veten e tyre, e cila në realitetin tonë s’ka vlerë, pasi vjen një ditë dhe e kupton gjithsecili se ka humbur shumë më tepër sesa ata që kanë reaguar. Si mjeke, nuk ia këshilloj askujt të jetë konformist, sidomos grave. Konformizmi është vetëvrasje për gruan shqiptare…

 

Demokracia në Shqipëri, a është më e ndërlikuar se sa zemra e njeriut?

–          Kush e ka parë demokracinë në Shqipëri, të ma thotë dhe unë t’ia them se si është zemra e njeriut, dhe të bëjmë krahasime. Ne në Shqipëri, kemi njerëz që e kanë mendjen, shpirtin dhe zemrën të lirë, dhe pas 23 Qershorit do të bëjmë çmos që edhe demokracinë ta përshtasim me këto liri.

 

Një mjek, ashtu sillet me gruan e tij, po ashtu sillet edhe me pacientët e tij?

–          Po, nëse e respekton gruan, atë respekt ia transmeton edhe pacientëve.

 

A të ka ardhur vërtet keq, në disa momente në parlament, për profesionin tënd?

–          Shpesh herë. Shëndetësia në vendin tonë, nuk është sfida e vetëm një partie, por duhet të shihet nga të gjitha forcat politike si një prioritet kryesor, dhe t’u besohet njerëzve që e dinë se ç’është në të vërtetë mjekësia. Kur dikush sëmuret, gjëja e fundit që i shkon ndërmend, është se teserën e cilës parti mban në xhep.

 

Ulërimat, apo deliri nëpër mitingje, a mund të jenë tregues që njerëzit po humbin shëndetin mendor?

–          Kjo mënyrë e të bërit politikë, u zgjodh që në fillim nga partia në pushtet, dhe militantët e çdo partie tashmë, sillen si ky model, i cili me rotacionin politik që do të ndodhë, do të zhduket. Kjo, pasi është një mënyrë e papranueshme për imazhin e vendit, ekonominë, por edhe për ndotjen akustike që shkaktohet në të gjitha qytetet e Shqipërisë, si po ndodh sot në të vërtetë.

 

Mos realizimi i premtimeve elektorale, a rrit numrin e të sëmurëve të zemrës në 4 vitet e ardhshme? A duhet të mbajnë përgjegjësi politikanët edhe për këtë gjë?

–          Unë para se të premtoj diçka, matem njëqind herë, por shqiptarët për fat të keq, janë mësuar me premtime të mëdha, dhe ato që ua them unë, nuk i duken asgjë. Është e vërtetë që suksesi i një qeverie matet me realizimin e premtimeve. Unë gjithsesi, do të bëj çmos që në parlamentin e ardhshëm, të bëj gjëra që njerëzit të mos sëmuren, jo si kjo qeveri që na sëmuri të gjithëve në këto 8 vite. Mbase edhe mund të humb vota që po flas kaq sinqerisht, por një nënë, një mjeke dhe një deputete e vetëdijshme veçse kështu mund të flasë.

 

 

 

Share This Article
23 Comments
    • GRUAJA SHQIPTARE KERKON RILINDJE JO RREIMIN PERBALTJEN E HARRESEN E SALIUT
      GRUAJA SHQIPTARE DO KETE NJE FYTYRE TE BUZEQESHUR VETEM ATEHERE KUR SALIU TE MOS JETE ME PJESE E POLITIKE
      SALIU SHKATRROI GJITHCKA
      PERFSHIRE EDHE FEMREN SHQIPTARE!!

      • Duhet me 23 qershor t’i japim goditjen kardiologut qe me shume i ka semurur zemrat e shqiptareve, sa mijera e mijera njerez kane pesuar atak sa here saliu ka vrare njerez, ka dhunuar, ka larguar nga puna, sa njerez kane humbur jetet ne pune, ne miniera, sa njerez kane vrare veten nga varferia. Nuk mund ta pranojme kete realitet vrases, duhet te ndryshojme kete gjendje njehere e mire, neser,me 23 qershor per te ardhmen tone, te femijeve e brezave te ardhshem.

        • Gruaja shqiptare duhet te votoje neser me 23 qershor per te mos u tallur me askush me te, sic beri Jozefina me 8 mars qe I nxorri ne shesh te kercenin sikur ato ishin te lumtura, sikur ato I kishin te gjitha, kur nderkohe ato duhet te protestonin per te drejtat e tyre, qe kjo qeveri nuk I ka respektuar, gra qe vriten e dhunohen cdo dite, dhe kjo qeveri qe eshte krejt indiferente ndaj cdo gjeje.

          • me pelqen jashte mase menyra e organizimit te ketij artikulli

            tregon me ne vertete disa baza te rendesishme te se gjithe asaj ku calon demokracia ne shqiperi

            sot ne kemi nevoje qe te gjithe ti hapin syte dhe te kuptojne sesa rende eshte gjendja e ketij shteti,ndersa per sa i perket ceshtjes se gruas eshte e domosdoshme qe ato te thone fjalen e tyre sidomos ketu ne shqiperi ku fjala e saj eshte cenuar edhe nga vete mentaliteti

        • Ne meritojme qe te perfaqesohemi, qe zeri yne te degjohet, ne meritojme qe problemet per te drejtat e gruas te behen rend dite ne parlament dhe te merren masa, jo sic ka bere jozefina, qe asnjehere s’eshte interesuar per problemet tona. Ne meritojme me shume, prandaj ne do votojme #29, ate qe ka ne skuadren e vet gra qe do te na perfaqesojne denjesisht.

        • Ne kete qeveri nuk ka gra, por gra-burra te cilat jane tjetersuar jo vetem nga pushteti i gjate por dhe nga vete fryma qe percillet brenda Partise Demokratike. Patjeter qe keto gra jane me konformistet, i marrin urdherat nga lart dhe thjesht i zbatojne pa bere as perpjekjen me te vogel per te sjell nje ndryshim.

      • femra eshte nje force e madhe qe do te jap gjithmon nje shtyse te mire per zhvillimin e shoqerise, nje qenie qe dhuron miresi dhe optimizem e forte ndaj cdo lufte ndaj pabarazis dhe diskriminimit, saliu kurre si ka mbeshteur famrat rilndje

        • Figura te tilla patjeter qe gjejne vetveten tek Partia Socialiste. Ka qene gjithmone shume e hapur jo vetem ndaj grave por edhe te rinjve. Veshtiresit qe has nje grua sot ne politike por dhe ne jete kerkojne ende shume pune, por nje fillim i mire e ben me te lehte rrugen drejt ketij zhvillimi dhe patjeter qe duhet te jete edhe nje qeveri qe i mbeshtet dhe i ndihmon ato politika qe kane per synim integrimin e gruas ne shoqeri dhe ne politik.

      • Gruaja shqiptare meriton te perfaqesohet denjesisht ne parlament, permes atyre grave qe kane treguar se jane te pavarura, te kulturuara, qe dine te ngrene lart zerin e gruas dhe te problemeve qe kane grate shqiptare, jo permes grave burra si jozefina e bregu, qe vetem e kane demtuar imazhin e Shqiperise dhe kane dashur te jene zaptuese, te kene cdo gje nen kontroll per vete dhe per pushtetin e vet!

    • femra shqiptare ka nevoje per nje frymemarrje ne nje shoqeri si e jona, duke marre parasysh se kemi njerez qe ja marrin frymen, si saliu e kasta e tij terroriste!
      DUHET LARGUAR KY NJERI, NE MENYRE QE FEMRA E GRUAJA SHQIPTARE TE RILINDIN!!!
      ME NJE VOTE PER PS DHE NR29 KJO ESHTE E MUNDUR!!!

    • shkurt paster pa gabime di te them qe ishte SHUM SHUM SHUM bukur e shpjeguar nga zonja me siper !! bravo dhe qe dele e i thua gjerat troc dhe falimenderit qe po dele dhe ti hapur per te mbytur kete frike qe ka mbuluar shqiperin nga shtrigani Sali Berisha !!!

    • bravo klodi, ja si jane njerzit e ps , me kulture, dhe humanizem, sigurtsht qe qeveria matet me premtime, po si kjo e saliu 2 katra ne 2 mandate , asnje premtim i perfunduar, asnje premtim i mbajtur, premtime te lena ne tentativ dhe ne deklaratat e shkruajtura te saliut

    • Nje menyre shume e bukur dhe e gjetur per te dhene ate mesazh aq te rendesishem per shqiptaret.kjo nuk eshte thjesht interviste pytje-pergjigje por jane fjale inspiruese shume me te medhaja qe ata qe neser kane dyshimin me te vogel per voten ta shuajne njehere e mire

      jane arsye pse duhet votuar numri 29,jane pikiata nga duhet te nise rilindja

    • ja qe dhe te gjitha femrat sot do fillojne te reagojne, ato do ti tregojne saliut qe ne mundemi, ne kemi per te dhene dhe ne nuk jemi kukullat tuaja qe ju mund te na urdheroni e beni skllever , kjo eshte dita e fundit neser do marrim fryme lirisht

    • sali ka marre vec dy femra aty ne qeverin e tij qe i menaxhon si te doje e i nxjerr si palaco cirku per te shpifur kundra rames kaq di nje femer te bej? jo di dhe ka me shuem mundesi ndaj duhet ti themi stop, neser te gjithe kemi per te thene fjalen tone, voto #29

  • ky sistem eshte nje sistem i deshtuar shqiperija ka nevoje per shtet ligjore sepse ne nuk e kemi bere ende ate , pa bere nje shtet ligjore nuk mund te kete assesi nje te ardhme mete mire te gjithe duhet te jene te barabart para shtetit dhe ligjit,,, sherbim shendetosre duhet te maarrriii si i varferi dhe i pasuri

  • gruaja shqiptare,femija shqiptar,i moshuari shqiptar…. shqiperia ka nevoje per hapin e madh drejte te ardhmes europiane!

    RILINDJE!!!!

    VOTO NR.29

  • Kete here dhe femrat do te jene force e madhe per votimin ne menyre masive te Rilindjes se vendit sepse nga nje rregjim qe i kapersekutuar femrat ne meritojme dinjitetin e duhur sepse kemi nje rol te rendesishem ne shoqeri dhe ky eshte realitet.

  • Ky vend ka nevoje per nje fryme te re ne qeverisej dhe eshte detyra jone qe te bejme te pamunduren qe kjo qeverisje te jete e denje dhe kjo arrihet duke vlersuar ne menyre te drejte nje parti qe perfaqesohet me mire ne program dhe qe i jep ketij vendin me te miren e mundshme ndaj dhe un mendoj qe programi i Rilindjes duhet vlersuar nga te jithe si nje program dinjitoz dhe serioz.

  • mjaft me me rrenimimin ,
    me vrasjet e qytetareve,
    me gerdecin ,
    me arsimin e rrenuar me shnetsin e shkermocur ,
    me drejtsine e munguar,
    majft me me diktatorin!!!!! ,,,
    kujdesssss rezikkkk ! mos voto 44…
    kujdes rrezik! diktatura te uzurpon,,,,
    kujdes rrezik! diktatura te rremben lirine ……
    kujdes rrezik! diktatura te perdore!
    kujdes! diktatura te varferon dhe te zhyt ne mjerim…
    kujdes rrezik! diktatura te dhunon dhe te persekuton.
    kujdes rrezik!! po u bere pjese dhe pre e saj je bashkefajtore dhe brezat dhe historija do te te denojne….
    kujdes!!!! e ardhmja e femijeve dhe te afermve te tu do te jete ne rrezik…..
    kujdes rezik!!!! kujto 44 dhe voto rilindjen nr. 29

  • Shum e sakt me ka ndodh mua ne spital nga ka sorum zoteri shko e blej ne fermaci ..pse kshtu fuksjonon spitali shko blejn ne fermaci ..Edhe nje gje te mer malli me i pa doktorret ne pune vetem ne kafene ..ja se po vjn thot infermieria ..

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *