Klop, në sezonin më të vështirë të jetës

redaktor

Jurgen Klop po përjeton sezonin më të keq të karrierës së tij, pas tre të mëparshmëve me një ecuri fantastike. Sezoni aktual ka qenë tepër i vështirë, për shkak të një numri të madh dëmtimesh, si në asnjë skuadër tjetër. Humels, Subotiç, Pishçek, Shmelcer dhe Gundogan janë mungesat e mëdha. “Dëmtimet na kanë dobësuar shumë, duke bërë që ky sezon të jetë më i vështiri në karrierën time”, thotë Klop. “Është e vërtetë kur njerëzit thonë se dëmtimet e shumta prishin edhe stilin tonë të lojës. Mjafton të shikoni se cilët lojtarë nuk luajnë për të kuptuar se sa e vërtetë është kjo gjë. Lajmi më i mirë në situatë është zbulimi i lojtarëve si Erik Durm, Marian Sarr e Jonas Hofman, të cilët kanë pasur mundësinë të konfirmohen në Bundesligë”. Edhe pse lavdëron të rinjtë, Klop u rikthehet të dëmtuarve, pasi ata përbëjnë forcën e vërtetë të verdhezinjve: “Gjithë boshti drejtues është i dëmtuar. Ata janë lojtarë që ndryshojnë rrjedhën e lojës dhe kjo nuk është pak. Dy qendërmbrojtës, dy mesfushorë dhe dy mesfushorë të tjerë me tipare mbrojtëse. Mungesa e tyre ndryshon gjithë strukturën e ekipit”. Në këto kushte, pauza dimërore është më se e mirëpritur dhe në pranverën e ardhshme trajneri shpreson që të ketë sërish në dispozicion skuadrën e mrekullive.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *