Manchester City i drejtuar nga ish-trajneri i Barcelonës Pep Guardiola, është ndalur nga Liverpool i Jurgen Klop.
Liverpul arriti të fitojë ndaj Cityt, duke i dhënë fund serisë së ndeshjeve pa humbje të Guardiolës.
Me këtë fitore Klop bëhet kështu trajneri i vetëm që ka arritur të mundë plot 5 herë Guardiolën.
Pas ndeshjes Jurgen Klop pati një prononcim për media ku nuk kurseu fjalët më të mira për lojën e të dyja ekipeve.
“Ishte një ndeshje historike e cila do të flitet edhe pas 20 viteve, pasi dukej sikur Siti nuk do të humbiste për këtë sezon. Njerëzit rreth e qark botës e kanë parë këtë ndeshje dhe arsyeja është sepse të dyja skuadrat luajtën me zemër deri në fund. Normalisht do të ketë edhe nga ata që do të ankohen për mbrojtjen, por nuk më intereson.”, tha Klop.

Sa doli ndeshja?