Klopp: Ky është lojtari më i mirë që kam stërvitur

DITA Online

 

Kush është lojtari më i mirë që keni stërvitur?

Kjo pyetje erdhi drejt trajnerit të Liverpool Jurgen Klopp gjatë një eventi të organizuar nga revista “SOccer Laduma”.

Nuk është një pyetje aq e lehtë duke parë talentin e madh që ai ka trajnuar në jetën e tij. Një shembull i mirë është Philippe Coutinho për të cilin Barcelona ishte gati të paguante më shumë se 100 mln euro në verë.

Por Klopp ka një tjetër lojtar në mendje: “Mario Gotze. Ai ka qenë i pabesueshëm.”

Ish-trajneri i Dortmund i ka dhënë debutimin Gotze-s në 2009 kur ishte vetëm 17 vjeç, duke e kthyer në një lojtar të përfaqësueses gjermane. Pas transferimit të tij te Bayern në 2013, përveç golit të fitores në finalen e Kupës së Botës, ai nuk ka qenë aq i fortë sa nën drejtimin e Klopp.

“Kam ruajtur kontaktet me shumë prej ish-lojtarëve të mi te BVB. Kam qenë si një baba për ta”, vijon Klopp.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *