Situata katastrofike në kampionat e detyron Jurgen Klopp të deklarojë se nuk është i interesuar për Champions League, duke insistuar se qëllimi kryesor i Borussias së Dortmundit është që t’i shpëtojë rënies nga Bundesliga në këtë sezon.
Në gjysmë të kampionatit, Dortmundit gjendet në fundin e tabelës pasi ka grumbulluar vetëm 15 pikë në 17 ndeshje me një distancë impresionuese prej 30 pikësh nga kryesuesit e Bajernit të Mynihut.
Pavarësisht vuajtjeve në kampionat, ecuria e verdhezinjve ka qenë krejt ndryshe në Champions ku avancoi në 1/8 ku do të përballet me Juventusin.
Gjithsesi rreziku i rënies nga Kategoria, pavarësisht sharmit të padiskutueshëmm të kompeticionit madhor për klubet e detyron Klopp të pranojë se nuk mund t’ia kushtojë vëmendjen e tij eventit elitar pasi synimi i vetëm është që të sigurojë qëndrimin mes më të mirëve të Gjermanisë.
“Për momentin nuk interesohem për Champions League. Siç qëndrojnë gjërat tani për tani, nuk do ta kisha problem që të qëndronim në Bundesligë pa arritur Championsin duke krijuar mundësinë të rikthehemi sërish sezonin e ardhshëm”, tha trajeri i verdhezinjve.
Mungesa eventuale e pjesëmarrjes në Champions ka nxitur aludimet mediatike se mund të shtyjë disa prej yjeve të skuadrës të largohen nga Signal Iduna Park, por Klopp këmbëngul se te Dortmundi nuk do të ketë një eksod të tillë.
“Nëse ka ndonjë nga lojtarët e mi që do të preferonte të largohej diku tjetër vetëm, sepse do të luajnë një vit pa Champions Leaguen, atëherë me siguri që unë kam krijuar një gjykim krejtësisht të gabuar për ta. Ne kemi 17 ndeshje përpara dhe do t’ia dalim pasi janë vërtet shumë.
Gjatë pauzës kemi patur mundësinë të punojmë në lidhje me shumë gjëra për të cilat nuk kishim kohën për tu marrë që në verën e kaluar”, theksoi Klopp.
