Klos/ Vret kushëririn e parë dhe djalin e tij për prona

Edona Llukacaj

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të martë në Xibër të Klosit.

Një konflikt verbal për pronat mes dy kushërinjve të parë ka marrë përmasa edhe më të shëmtuara, kur njëri prej tyre, në gjaknxehtësi e sipër, ka qëlluar me armë zjarri kushëririn e vet. .

Policia njofton se autori, pasi ka qëlluar me armë kushëririn e parë dhe djalin e këtij te fundit, ka vrarë veten.

Sipas të dhënave,  konflikti i tyre për prona ka qenë i vjetër dhe S.D. ka qëlluar për vdekje K.D. 55 vjeç, dhe djalin e tij F. D, 17 vjeç. Më pas, S. D. Ka vrarë veten, ndërsa babë e bir kanë humbur jetën teksa transportoheshin për në spital.

Pas ngjarjes së rëndë, grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të saj.

e.ll./dita

Share This Article
3 Comments
  • shume miq me pyesin :
    .
    si ka mundesi qe je kthyer nga antienverist i cartun ne person qe vlereson kohen e enverit ?
    .
    Pergjigja ime shkurt :
    .
    Kam qene dhe jam kategorik kunder sistemit te kohes tij por per shtetin qe ai ndertoi nga hici me 80% e popullit analfabet AI DUHET RESPEKTUAR ose te pakten te mos perdhoset nga armiqte e tij..se po kalohet ne bumerang….
    .
    Kur ndegjoj keto lloj lajmesh..dhe te besh llogarine sa djem te rinj jane vrare pas 1992 ..sa jane vrare per prona apo gjak-marrje dhe shperfyterimin e famijes shqiptare..
    .
    ..
    nuk e di pse me kujtohet ai xhaxhi…qe e kishte doren e rende se ai popull ashtu e meritonte…

  • Populli e donte xhaxhin, or ti ”na munde”… Ti vleresimin e shtetit mire e ben. po bërësin e shtetit nuk e do, e shan! Sikur nuk shkojne keto te dyja tek e njejta logjike.
    Keta ”trimat”e sotem e muaren ne dore shtetin me te gjithe anekset dhe jo vetem qe nuk e zhvilluan me tej, por i vune dinamitin, kazmen dhe zjarrin e akoma gjurmet e Atij Shteti jane ne kembe per te deshmuar…
    Vrasjet makaber per nje vije uji, per nje mur, per nje peme, per nje arë, per nje ledh e me radhe nuk do te kene te sosur, pa u zgjidhur drejtesisht ceshtja e prones private. Nga keta qe jane mos ki shprese! Keta jane nga sehirxhinjte me te famshem! Vetem vota duan, asgje tjeter,se te tjerat i kane me litar kilometrik…
    Hajde, se u zgjata shume! Ngushellime familjeve per viktimat nga shteti. Po te ishte Ai Shteti, qe thua zotrote, nuk ia mbante kujt te ngrinte doren vrastare, se ia kthente vetes. Ishte ligji, jo Maliqi!

  • E. Hoxha ka perdorur studimin biografik dhe internimin e familiareve. Mekanizmi i pare parashikonte dhe parandalonte, i dyti ndalonte cdo krim. Kishte edhe denimin me vdekje i cili “pastronte” Keto mekanizma ligjore jane te paperdorshem ne demokraci.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *