Ministri i Mjedisit dhe Turizmit, Blendi Klosi njoftoi se nga ky muaj do të nisë puna me pushtetin vendor “për të licencuar vend-depozitimet e vendeve urbane” – sic ai u shpreh.
“Ka ardhur koha të themi boll në mënyrën si ne e trajtojmë mjedisin edhe nga pikëpamja administrative. Do kërkojmë nga ky shtator që bashkë me 61 kryetarët e bashkive të zgjidhim problematikën e licencimit të vendeve ku do të hidhen mbetjet. Është e pafalshme që akoma bashki e nivelit të lartë kanë vend-depozitime ilegale ku trajtojnë mbetjet urbane”, u shpreh Klosi
Ministri Klosi nuk nguroi të bëjë autokritikë, sa i përket qeseve plastike:
“Akoma në Shqipëri qeset e pa biodegradueshme dhe qeset e holla janë të përhapura. Kjo nuk është një fushatë propagandistike, por do të jetë një fushatë që do të sugjerohet edhe me mekanizma të forta penalizuese, me gjoba më të mëdha, me ndryshime të legjislacionit në fuqi sa i përket përdorimit të plastikës njëpërdorimshme.
Ministri kërkoi ndihmën e të rinjve të Smile Albania, për ndërgjegjësimin e qytetarëve.
Çështja e plehrave ka qenë përherë një problem i mprehtë social por edhe politik.
Qeveritë e mëparshme kanë rekorde të dyshimta për shkak të përpjekjeve që ta zgjidhin me favorizim importi mbetjesh të huaja.
Ky synim u atakua ashpër nga PS kur ishte në opozitë, por pas ardhjes në qeverisje u bënë hapa pas.
Mbetet të shihet çfarë ka parasysh ministri me “licensat” për trajtimin e plehrave, tashmë që mazhoranca e ka të plotë të gjithë pushtetin lokal në të gjithë vendin.
b.b/dita

E perkthyer ne shqip : Do u jepet PPP-ve.