Klosi: Guroret do spostohen, kush i rihap penalizohet

Bora Basholli

Në fshatin Halilaj të Fushë Krujës është mbyllur edhe gropa e fundit e furrës gëlqerore nga 26 që u mbyllën në total në këtë zonë.

Kjo përkon me fundin e aksionit nga IKMT-së për mbylljen e guroreve që kishin kafshuar pa mëshirë malin e Krujës dhe furrave të gëlqeres që digjnin goma makinash, mbetje plastike dhe lëkurë duke shkaktuar tym toksik dhe probleme shëndetësore tek komuniteti.

Në krye të operacionit, Ministri i mjedisit Blendi Klosi tha se është e pafalshme që zonat e mbrojtura dhe ato turistike të vazhdojnë të dëmtohen teksa shtoi se kush rihap siç kanë tentuar biznesin e guroreve apo furra gëlqerore do të penalizohen. Ndëshkime do të ketë edhe për inspektorët që do mbyllin sytë para shkeljes se ligjit.

Biznesi i guroreve në malin e Krujës do të zhvendoset, për këtë Klosi tha se guroret nuk kanë më leje mjedisore dhe se po negociojnë me Ministrinë e Energjitikës për zhvendosjen e bizneseve në zona të tjera.

Klosi tha se inspektorët e mjedisit dhe ata të zonave të mbrojtura do të vijojnë të evidentojnë furra gëlqerore në mbarë vendin që janë ngritur në shkelje të ligji, ndërsa kërkoi ndihmën e qytetareve për të informuar në rast se shikojnë që pronarët e guroreve ose furrave gëlqerore rihapin biznesin e tyre.

 

b.b/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *