Klosi i shqetësuar nga turistët: Justifikojnë rritjen e çmimeve

Bora Basholli

Në përmbyllje të sezonit turistik, ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi dha sot një pasqyrim të situatës së turizmit, ku ndër të tjera u ndal te çështja e nxehtë e çmimeve të larta.

Nisur nga ç’deklaroi Klosi, shtrenjtësia lidhet drejtpërsëdrejti me fluksin e madh të turistëve, ku në sytë e tij shihet si një problem tepër shqetësues, shkruan TCH.

Shqetësimet vijnë nga numri i shtuar i turistëve, që vijnë në Shqipëri, që disa prej tyre janë të huaj dhe disa vendas. Numri i atyre që e vizitojnë Shqipërinë gjatë 8 mujorit të parë, ka shkuar në 4 milionë e 850 mijë turistë të huaj, që janë 10% më shumë, krahasuar me një vit më parë. Operatorët e agjencive turistike janë të shqetësuar për shkak se pritshmëritë e tyre kane qenë më të mëdha. Pothuajse ne 20 ditët e muajit gusht,  i gjithë kapaciteti ka qenë i ezauruar. Ku do shkonin më, nuk kishte më dhoma bosh,” tha Klosi.

I pyetur rreth dominimit të plazheve me pagesë kundrejt atyre publike, të cilat një pjesë e mirë e shqiptarëve nuk arrijnë dot t’i përballojnë, Klosi u shpreh:

Le të jemi realistë, mos të kërkojmë që të rikthehet shteti, mos të kërkojmë tani dhe të themi po, ne do ta bëjmë që ta menaxhojë plazhin shteti. Ajo që duhet të bëjë shteti është që të vendosë shumë më shumë rregulla loje. Ajo që mund të themi është se këtë vit patëm shumë më shumë hapësira publike për atë shtresë të popullsisë që nuk mundet të shfrytëzojë atë pjesë të plazheve me pagesë”, deklaroi ministri, duke shtuar se vitin tjetër do të ketë një menaxhim ndryshe të vijës bregdetare.

Përsa i përket shtimit të turistëve në vendin tonë, Klosi gjykoi kështu:

Por ne nuk mund të pranojmë që të jemi një destinacion i lirë për pushuesit e huaj pasi kjo do të na mbipopullojë.”

Në bisedë e sipër, teksa Klosi u pyet se si mund të ishte emërtesa e turizmit shqiptar (ndoshta elitar?!), nisur nga çmimet në vend, përgjigjja qe:

Nuk është një turizëm i lirë, por ama akoma porsa i përket të huajve jemi një destinacion ku paraja e harxhuar për turizëm ka vlerë, pasi sa kalon nga kufiri verior apo jugor i vendit tonë çmimet trefishohen apo katërfishohen prandaj jemi edhe ne pjesë e kësaj konkurrence. Akoma nuk jemi turizëm i shtrenjtë.”

 

b.b/dita

Share This Article
7 Comments
  • Shteti nuk punon me regulla loje po me ligje po ti e di vet ca je ….. ku 6fishohen kto shifra ne fantazine tende??? Shqipri del nga hoteli – parkim 300leke me i liri – mengjesi 600leke me i liri veze buk – kafe uje 200lek -shazlloni 1000leke total 1person 2100leke ose 17.5euro. Greqi del nga hoteli shko ku te duash parkimi falas mengjesi 4-8euro me plas si mbaron dot kafe uj 2 euro shazlloni falas po ke konsumu ne lokalin e plazhit ose ngul cadren ku te doj qefi ku ka vende bosh e ste bezdis njeri . Pra me 10euro ke baru pune ca thu o palaco ik meru te turtle fest se kishte vajt 1000lek parkimi po cte duhet ty ti i ke falas +zarfin te dora

  • Hiqeni fare ket pyke. I erdhen 5 turiste ketij dhe I duket sikur skemi vende. Dhe per cmimet Jane astronomike ne shqiperi. Une per vete shkoj ne turqi cdo vit. 3 jave 400 euro
    Aeroplani hotel ngrenia plazhi pirja e cdo lloj pijesh. Dmth tamam pushime. Kurse ne shqiperi mua me kushton vec Aeroplani 600 Euro. Atje eshte Korruption. KY miku ka mush xhepat. Dhe thote. Myllni kufirin se na myten turiste. Dhe cmimet 5 fishojini. N m n P.Shtet leshi.

  • ” Ajo që mund të themi është se këtë vit patëm shumë më shumë hapësira publike për atë shtresë të popullsisë që nuk mundet të shfrytëzojë atë pjesë të plazheve me pagesë”
    një thënje idiote nga një ministër trap!!
    hapsira publike nuk duhet të jetë”për atë shtresë të popullsisë që nuk mundet të shfrytëzojë atë pjesë të plazheve me pagesë”,por për të gjithë shqiptarët!!kjo është një e drejtë e shqiptarëve!!
    shteti i bythës,shteti i hajdutëve të lindur,shteti i zënë nga qelbësira që vetëm grabitjen dhe pasurimin privat njohin,nuk duhet të shesë çdo gjë që është publike!!nuk duhet të shesë për të mbushgur xhepat e tua dhe të kërmave të tjera atë që është e JONA!!
    ti o kërmë,pjesë e kërmës së madhe POLITIKË,mos harro se dhe ti një ditë do të këthehesh në origjinë!sepse kërma nuk mban shumë!!
    shtrentimi i shërbimeve turistike është mëse normal!!kërkesë ofertë!!sa më shumë kërkesë aq më i lartë çmimi!!para dy vjetësh mero qerosi e shkruante saktë”gëzoni plazhin për aq kohë sa mund ta paguajmë,nesë turizmi do ta bëjë të pa mundur përdorimin e tij nga shqiptarët”!!
    por kjo nuk do të thotë që të zhduken plazhet e hapura publike!!këto duhet të garantohen dhe të mirmbahen nga shteti!!
    nëse këta ndyrësira duan vota duhet ta bëjnë dhe këtë,përveç të tjerave!!

  • LIRONI PLAZHET NGA PAGESAT DHE ME TE REHATUAR DO JENE JO VETEM POPULLI POR EDHE KERTA LLOJ TURISTESH QE VINE KETU…ESHTE SHUME E THJESHTE POR JU DONI LEKE NEN DORE NGA PRIVATI …

  • ” Ajo që mund të themi është se këtë vit patëm shumë më shumë hapësira publike për atë shtresë të popullsisë që nuk mundet të shfrytëzojë atë pjesë të plazheve me pagesë”
    një thënje idiote nga një ministër trap!!
    hapsira publike nuk duhet të jetë”për atë shtresë të popullsisë që nuk mundet të shfrytëzojë atë pjesë të plazheve me pagesë”,por për të gjithë shqiptarët!!kjo është një e drejtë e shqiptarëve!!
    shteti i bythës,shteti i hajdutëve të lindur,shteti i zënë nga qelbësira që vetëm grabitjen dhe pasurimin privat njohin,nuk duhet të shesë çdo gjë që është publike!!nuk duhet të shesë për të mbushgur xhepat e tua dhe të kërmave të tjera atë që është e JONA!!
    ti o kërmë,pjesë e kërmës së madhe POLITIKË,mos harro se dhe ti një ditë do të këthehesh në origjinë!sepse kërma nuk mban shumë!!
    shtrentimi i shërbimeve turistike është mëse normal!!kërkesë ofertë!!sa më shumë kërkesë aq më i lartë çmimi!!para dy vjetësh mero qerosi e shkruante saktë”gëzoni plazhin për aq kohë sa mund ta paguajmë,nesë turizmi do ta bëjë të pa mundur përdorimin e tij nga shqiptarët”!!
    por kjo nuk do të thotë që të zhduken plazhet e hapura publike!!këto duhet të garantohen dhe të mirmbahen nga shteti!!
    nëse këta ndyrësira duan vota duhet ta bëjnë dhe këtë,përveç të tjerave!!
    Duplicate comment detected; it looks as though you’ve already said that!

    « Back
    or ju të kshillit,ka që në pikë të mëngjezit që e kam nisur!!

  • Te vine sivjet e vitin tjeter ndoshta miqte e tyre se nuk te vjen kush per me rrit pa uje per t’u shperlla ne kete vape! Po ti nuk jeton jeten e qytetareve tu prandaj as nuk e dish se nuk kemi uje me u la,ne kryeqytet !

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *