Klosi: Ilir Meta shkon ku e çon interesi

redaktor

Eshtë i bindur se Meta shkon ku e çon interesi. Fatos Klosi e njeh mirë liderin e LSI-së, ka qenë një nga bashkëpunëtorët e tij të ngushtë. Ndaj dhe s’ka dyshime: LSI rikthehet majtas.

Klosi nuk ka iluzione as përsa i përket forcave të tjera politike. Gjithsesi, nuk e quan të arsyeshme përfshirjen e aleatëve të PS-së në listat e Ramës.  Nuk kursen kritikat për PBDNJ-ne e Dules, e cila thotë se kalon djathtas thjeshtë për interes politik. Dhe thekson se do të ketë jetë të vështirë në të dy krahët e politikës.  Vlerëson krijimin e një poli të tretë, por është shumë skeptik. Ndërsa për programin e Ramës, Klosi thotë se shërben sa për të dhënë shpresën se diçka do të ndryshojë, por e di mirë që një vend me shumicën e popullsisë rurale si Shqipëria, voton për ekipet dhe jo për programet.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *