Klosi: Investimi e kthen shkollën Bujqësore të Golemit, në identitet

Elton Tafaruci

Një ditë përpara fillimit të shkollave, ministri i Miëqënies Sociale dhe Rinisë Blendi Klosi ishte pranë shkollës më të vjetër profesionale në vend, në shkollën agrobujqësore të Golemit në Durrës.

Në këtë shkollë, është kryer investimi më i madh për këtë vit, për ndërtimin e kampusit modern të bazës prodhuese, një investim i Ministrisë së Mirëqënies Sociale dhe Rinisë prej 55 milion lekësh të reja.

“Me këto investime, tha ministri Klosi, shkolla agrobujqësore e Golemit, do të kthehet në identitet, si shkolla më e vjetër në vend që për vite me rradhë ka nxjerrë  punonjës të kualifikuar.“

Baza më e madhe prodhuese në vend, ku nxënësit do të bëjnë praktikën me kurikulat e reja mësimore të arsimit profesional, ku gjysma e mësimit është praktikë, shkolla do të shndërrohet në standartet  e shkollave të Bashkimit Europian, deklaroi ministri Klosi

Ministri Klosi theksoi se sfida jonë është cilësia e mësimdhënies, për ta shndërruar këtë shkollë në qëndër multifunksionale të ekselencës.

Të gjitha shkollat e arsimit profesional këtë vit, janë pajisur me bazën e re të praktikës dhe laboratore të reja, investime të Ministrisë së Mirëqënies Sociale.  Investimet do të vijojnë, edhe përgjatë këtij viti, për shtimin e kapaciteteve nisur nga shtimi i kërkesave të këtij viti për ndjekjen e arsimit profesional.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *