Klosi: Kod publik për të luftuar trafikimin e qenieve njerëzore

Dita

 Lufta kundër trafikimit të qenieve njerëzore, nuk duhet të jetë vetëm prioritet i qeverisë dhe institucioneve, por edhe një angazhim i shoqërisë shqiptare në tërësi.

Kështu deklaroi Ministri  i Mirëqenies Sociale Blendi Klosi, gjatë fjalës së tij në Konferencën Kombëtare Kundër Trafikimit të Personave. Sipas tij duhet të hartohet një kod publik, në mënyrë që edhe shoqëria të jetë e përfshirë në identifikimin e çdo rasti kur tentohet trafikim i qenieve njerëzore si dhe i viktimave të tij.

Kjo si mënyra më e mirë për të parandaluar por edhe për të luftuar këtë fenomen.

“Duhet të punojmë që këto ngjarje të parandalohen, duhet të ngremë një kod shoqëror në parandalimin e këtij fenomeni. Ne si ministri po punojmë e do kërkojmë një përpjekje të përbashkët, për dy aspekte, për deinstiuconalizimin e institucioneve që kyejnë shërbime sociale. Është e pamundur që në mënyrën e vjetër të kemi trajtim, rikuperim dhe riintegrim. Shoqëria duhet të jetë më e përfshirë. Ndërtimi i një kodi publik se si duhet të reagojë shoqëria shqiptare kur identifikon ngjarjet e para që pastaj kthehen në femonene negative. Ne duhet të reagojmë si shoqëri”, është shprehur ministri Klosi.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *