Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, u ka dërguar një letër të gjithë kryetarëve të bashkive bregdetare.
Ministri Klosi u ka kërkuar kryetarëve të bashkive që të marrin masa për stacionet e plazhit pa roje bregdetare.
Gjithashtu Klosi u ka kërkuar që të ndërpresin kontratat me të gjithë personat dhe subjektet që nuk zbatojnë ligjin dhe nuk garantojnë sigurinë në plazhe.
“Merrni masa për stacionet e plazhit pa roje bregdetare. Ligji është i qartë: Ndërprerje e kontratës për këdo nuk zbaton ligjin. Keni përgjegjësinë për zbatimin rigoroz të ligjit për sigurinë në det. Ndërprisni kontratat me subjektet që nuk garantojnë sigurinë në plazhe. Nxisni organet hetimore të nxjerrin përgjegjësit për humbjen e 3 jetëve javën e kaluar“, shkruan ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi.
o.j/dita

Z minister, i hapni arkivat e bregdetit dhe te bregliqeneve tane para viteve 90 te dhe do te shikoni sinjalistiken ujore per pushuesit . jane fuci te bardha varur mbi uje qe jane vendosur nga SHTETI te cilat percaktojne edhe thellesine dhe distancen deri ku mund te notohet.
njekohesisht motorrbarka e policise qe patrullon gjithe teritorin brenda ne uje dhe gjobit e ndihmon notare ne rrezik. Boll me thirrje ndergjegje klubisteve te plazhit te te ruaje detin. Jane nisma mediokre e qesharake te ne shteti amorf.
Kush dha doreheqje per jetet e humbura kush u ndashkua ? Tufe megallomanesh qe beni vetem shou per turizem me llafe por njerzit lihen ne meshire te fatit.
E shikoni sa mire e ben punen qeveria!!! I çon letra bashkive i porosit se çduhet te bejne!!?? Pas kesaj çdo gje e zgjidhur!! “Fermani i oborrtarit te sulltanit” do te kete rezultat, nuk ka per tu mbytur me njeri ne plazhe.