Klosi: Në 2020 nuk do ketë më qese plastike

Bora Basholli

Ministri Blendi Klosi gjate aksionit te pastrimit në Dajt.

Ministri i Turizimit dhe Mjedisit Blendi Klosi zotohet se në 2020 në Shqipëri nuk do të ketë më qese plastike.

Klosi ka qenë ditën e sotme në një aksion pastrimi në Malin e Dajtit bashkë me të rinjtë e “Smile Albania”, ndërsa ka theksuar se qeveria do të miratojë ligjin për eleminimin e qeseve plastike.

‘Në operacionin tonë ‘Clean and Green 2020’ një nga pikat e rëndësishme ka qenë eliminimi i qeseve plastike, prandaj brenda këtij viti ne do të kalojmë ligjin që kufizon në pranverën e vitit 2020 përfundimisht qeset plastike në vendin tonë dhe brenda vitit 2020 eliminimin e të gjithë plastikës’, është shprehur ministri Blendi Klosi, ndërsa i ka bërë apel pushtetit vendor për një mjedis sa më të pastër.

 

 

b.b/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *