Një ditë pas publikimit të skandalit në shkollën profesionale të Kamzës, ku mësuesi merrte ryshfet për të regjistruar nxënësit, ka reaguar ashpër Ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë Blendi Klosi.
Nga shkolla “Karl Gega”, Klosi tha se ka urdhëruar pushimin nga puna të drejtuesvetë shkollës si dhe ka çuar për ndjekje penale mësuesin protagonist në videoskandalin e bërë publik në emisionin investigativ “Stop”.
Klosi: “Dënoj rastin korruptiv të mësuesit në shkollën Karl Gega. Kam urdhëruar në mënyrë të menjëhershme pushimin nga puna të drejtuesve të shkollës dhe kemi çuar për ndjekje penale mësuesin që merrte rryshfet dhe ai që rregjistron jashtë kritereve ligjore. Tolerancë zero për çdo rast që del mbi ligjin”.
Klosi tha se ka fluks kërkesash nga nxënësit për të ndjekur arsimin profesional.
Klosi: “Ka fluks të kërkesave për rregjistrim të nxënësve në arsimin profesional, kjo është dëshmi e rritjes së cilësisë dhe rikthimit të vëmendjes tek arsimi profesional. Garantojme çdo prind dhe nxënës që arsimi profesional do të ofrojë cilësinë më të mirë”.
