Klosi takohet me drejtorin ekzekutiv të Bankës Botërore

Dita

Ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi, u takua me Drejtorin ekzekutiv në Bankën Botërore, Patrizio Pagano dhe me Dr. Yannick Glemarec, Asistent Sekretar I Përgjithshëm, Zv. Drejtor Ekzekutiv për Politika dhe Programe.

Në vijim të vizitës në Uashington, ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi, u takua me drejtorin ekzekutiv në Bankën Botërore, Patrizio Pagano.

Nëpërmjet një deklarate për mediat sot në mesditë bëhet e ditur se “Në fokus të diskutimeve ishin tre reformat e mëdha ndërrmarë nga ministria e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, reforma e pensioneve,  reforma e shpërndarjës së ndihmës ekonomike në të gjithë vendin, si dhe reforma në sistemin për personat me aftësi të kufizuar”.

Ministri Klosi ka bërë një ekspoze të këtyre reformave dhe ecurisë së tyre të deritanishme, duke vënë theksin tek bashkëpunimi i suksesshëm me Bankën Botërore, si dhe informoi Drejtorin Ekzekutiv të Bankës Botërore, Patrizio Pagano, për procesin më se të kënaqshëm të implementimit të reformës së pensioneve, atë të ndihmës ekonomike, e cila është projektuar të bëhet  brenda vitit 2016, si dhe për reformimin e sistemit të PAK”.

Patrizio Pagano vlerësoi bashkëpunimin shumë të mirë me Shqipërinë, duke vënë theksin tek suksesi i reformës së pensioneve, analiza e rezultateve të deritanishme tregon se është shembull për gjithë rajonin, si dhe inkurajoi implementimin e plotë të ketyre reformave thelbësore për vendin, duke shprehur mbështetjen e plotë për to, tha ai.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *